E Diel, 1 Nëntor 2026

Duka: Takimi në Gjenevë, pozitiv për kombëtaren

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, e ka të qartë që Kombëtarja nuk mund të vlerësohet vetëm në një ndeshje, pasi ajo është në mënyrë të përhershme në proces rindërtimi, sikurse edhe futbollistët e rinj të provuar në Gjenevë duhet të punojnë shumë për të pasur një rol të rëndësishëm. Duke shmangur entuziazmin e shfrenuar, Duka u shpreh me të mbërritur në Rinas se miqësorja me Kamerunin ka ndihmuar më së shumti trajnerin De Biazi për të pasur një ide sa më të qartë dhe frytdhënëse për ndeshjet e ardhshme. Sa i përket takimit me Mishel Platini në Gjenevë, Duka sqaroi se kreu i UEFA-s i ka garantuar mbështetjen financiare që investimi i Federatës në bashkëpunim me FIFA-n dhe UEFA-n të arrijë shifrën 10 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër do të sigurohet me investitorë privatë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›