E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duka: Trajneri i ri do të caktohet brenda kësaj jave

SHKRUAN: Jeton Selimi 27-10-2011 15:37

Padyshim që tema më e nxehtë e kësaj jave është e ardhmja e stolit kuqezi, Sidoqoftë, presidenti Armand Duka kërkon ta mbajë të fshehur dëshirën e tij e jo vetëm kaq. Edhe listën e kandidatëve nuk pranon ta bëjë publike, ndonëse në një farë mënyre pranon emrat publikuar nga media. Gjithashtu, ai nuk jep detaje të kontratës që ka ndërmend të nënshkruajë me trajnerin e ri, por vetëm konfirmon se nuk do të paguajë shumë para.

Përse ndryshimi i trajnerit të U-21 është bërë më vonë sesa ata U-17 dhe U-19. Keni qenë i kënaqur me punën e Bushatit?

Bushati ka punuar seriozisht me ekipin kombëtar U-21, ka dhënë maksimumin e tij për të marrë rezultate, por në futboll nuk është vetëm puna e një trajneri apo e një lojtari, ka shumë faktorë që ndikojnë. Ndryshimet e trajnerëve janë bërë në vazhdimësi pasi futbolli ky është dhe posti i trajnerit është një post i lëvizshëm.

Cila ishte arsyeja e largimit të Bushatit?

Vetë Bushati nuk shikonte se mund të vazhdonte dhe të kontribuonte për të çuar përpara këtë ekip. Ne e pranuam arsyetimin e tij dhe vendosëm të sjellim një trajner që ishte i suksesshëm me punën e tij gjatë eliminatoreve për europianin e kësaj grupmoshe.

Cila është situata për trajnerin e ekipit kombëtar?

Brenda kësaj jave do të caktojmë trajerin e ri, i cili do të nisë menjëherë nga puna për përgatitjen e dy ndeshjeve miqësore të muajit nëntor me Azerbajxhanin dhe Maqedoninë. Kemi disa projekte që po i shohim dhe i kemi vënë një dead-line vetes që këtë javë t’i mbyllim.

Përveç Hasit, ka ndonjë emër tjetër?

Thashë që janë disa projekte. Ju si emra i keni komentuar ndërsa ne i kemi kontaktuar.

Mund të na zbuloi kushtet e kontratës?

Kontrata do të negociohet. Nuk mund t’i vendosim vetëm ne kushtet. Trajneri është palë, është institucion siç është edhe federata.

Cilat janë kritetret tuaja?

Kriteret se çfarë duhet të plotësojë nëj teknik për të qenë trajner i ekipit kombëtar dihen tashmë. Ne do të zgjedhim më të mirën e kandidaturave që kemi për ta plotësuar këtë.

Paga do të jetë sa e Josip Kuzhes?

Financa është e rëndësishme, por më e rëndësishme është të ketë një teknik të mirë që ta ndihmojë në realizimin e objektivave të saj. Personalisht, fatmirësisht ose fatkeqësisht, tentoj të paguaj sa më pak.

Kuzhe ka deklaruar se ju i jeni lutur që të qëndrojë?

Unë nuk e kam zakon të lutem, por sidoqoftë me Kuzhen kemi pasur një mirëkuptim për ta lënë këtë detyrë.

Kërkesa e UEFA-s për ndeshjet e trukuara

Kjo ska nevojë për koment, ku ka nevojë për hetim janë organet e specializuara ato që do të veprojnë. Kërkesë për hetim nga UEFA nuk vijnë këtu, nga UEFA ka ardhur ndonjë infromacion.

Ministri Bumçi deklaroi se qeveria ka gati një fond dhe e la topin në derën e federatës

Unë di që në projekt-buxhetin e vitin 2011 është parashikuar një shumë prej 3 miliardësh me destinacion për projektin e stadiumit. Që të disbursohen këtë fonde ka dy mënyra: të derdhen në formë kontributi në sh.a “Kuqezi”, ose të fillonte një procedurë për shembjen e stadiumit. FSHF i ka kërkuar me insistim këto, por qeveria nuk i ka realizuar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›