E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventusi shkon me besim drejt Interit

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonuçi, është në qiellin e shtatë pas fitores 2-1 ndaj Fiorentinës dhe mendon se fitorja ishte mënyra e përkryer për t’u përgatitur për ndeshjen e ardhshme kundër Interit. “Ne luajtëm një ndeshje të shkëlqyer, veçanërisht një pjesë të parë të përkryer. Të gjithë jemi të kënaqur për fitoren, dhe fakti se kjo na kthen neve në maje të tabelës. Fitorja na lejon të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme për ndeshjen e të shtunës kundër Interit”, ka thënë Bonuçi për faqen zyrtare të Juventusit. Ndërkohë, një tjetër lojtar shumë i entuziazmuar pas triumfit të së martës ishte edhe Simone Pepe, një nga më të mirët në fushën e lojës. Ai ka ka shprehur ngazëllimin e tij pas paraqitjes së Juventusit në 45 minutat e para të fitores 2-1 ndaj Fiorentinës. "Ne luajtëm një pjesë të parë fantastike dhe mund të kishte përfunduar me një avantazh prej dy ose tre golash në favorin tonë, duke pasur parasysh mundësitë e shumta që kishim. Ajo çfarë nuk duhet të bëjmë, janë ato 10 minutat e para të pjesës së dytë ndaj Fiorentinës. Ishte sikur luanim në errësirë", ka thënë Pepe

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›