Kupa e Shqipërisë: Fitojnë të mëdhatë Dinamo në pikiatë
Vllaznia ka barazuar 0-0 me Bylisin në një ndeshje aspak emocionuese dhe të luajtur keq. Spektakël në Peqin, ku Apolonia fiton 3-4
Tirana, Skëndërbeu dhe Flamurtari arritën fitore të rëndësishme, ndërsa u zhvillua java e dytë e ndeshjeve të grupeve të Kupës së Shqipërisë. Bardheblutë arritën një sukses minimal në transfertë, në fushën e vështirë të Laçit dhe përforcuan pozitat e tyre në krye të grupit A me gjashtë pikë. Skëndërbeu doli fitues në përballjen e zhvilluar në Korçë me Kastriotin, ndërsa vlonjatët mundën 1-0 Teutën, kryesuese në kampionat. Nga ana tjetër, kriza e Dinamos vazhdon të thellohet. Skuadra e vendit të fundit në kampionat, këtë herë mundet edhe në Kupë në kryeqytet (1-2) edhe nga Elbasani i Kategorisë së Parë. Apolonia fitoi me spektakël golash me Shkumbinin në Peqin, me rezultatin 3-4, Pogradeci mposhti Kamzën, ndërsa Vllaznia, ditën pas largimit të trajnerit Josa, ndalet në barazim pa gola nga Bylisi. Në stol, për këtë ndeshje ishte ndihmësi i Josës, Plori. Takimi midis dy skuadrave të Kategorisë së Parë, Luftëtari-Besa, nuk u zhvillua. Për herë të parë në këtë edicion, Kupa nuk mjaftohet vetëm me përballjet me eliminim direkt, por i është shtuar edhe një format grupi. Dy skuadrat e para kualifikohen për në çerekfinale. Pas dy ndeshjeve të para, renditja në grupe është si më poshtë.
Grupi A
Laçi – Tirana 0-1
Shkumbini – Apolonia 3-4
Renditja
Skuadra N P
Tirana 2 6
Laç 2 3
Apolonia 2 3
Shkumbini 2 0
Grupi B
Flamurtari – Teuta 1-0
Pogradeci – Kamza 3-1
Renditja
Skuadra N P
Pogradeci 2 4
Flamurtari 2 3
Kamza 2 3
Teuta 2 1
Grupi C
Skënderbeu – Kastrioti 2-0
Luftëtari – Besa s’u luajt
Renditja
Skuadra N P
Skënderbeu 2 6
Kastrioti 2 3
Besa 1 0
Luftëtari 1 0
Grupi D
Vllaznia – Bylis 0-0
Dinamo – Elbasani 1-2
Renditja
Skuadra N P
Vllaznia 2 4
Bylis 2 4
Elbasani 2 3
Dinamo 2 0