E Diel, 1 Nëntor 2026

9 muaj liri me kusht dhe 80 mijë euro gjobë për babain e Lorik Canës

SHKRUAN: Jeton Selimi 27-10-2011 15:35

Gjykaka e Eksit ka dënuar edhe agjentin që transferoi Canën, Kristof Mongai te Marseja. Gjithçka është bërë për përfitimin prej 350 mijë eurosh, një pjesë e të cilave i kaloi nën dorë Agim Canës

Gjykata e Apelit ka sanksionuar kushtet e transferimit të Lorik Canës, i cili iu shit Olimpikut të Marsejës nga PSG më 25 gusht të vitit 2005. Agjenti sportiv i lojtarit, Kriston Mongai, 39 vjeç, është shpallur fajtor për një seri faturash të rreme, të cilat dëmtonin kompaninë e tij, Union Sports Management. Ai është dënuar me 6 muaj liri me kusht dhe 40 mijë euro gjobë, që janë edhe gjysma e dënimit të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Marsejë, më 9 shtator 2009.

Babai i lojtarit të kombëtares shqiptare, Agim Cana, 55 vjeç, është dënuar me 9 muaj liri me kusht dhe 80 mijë euro gjobë pasi ka përfituar një total prej 132 mijë eurosh me rastin e transferimit të djalit të rij, pa pasur kurrë një rol të mirëfilltë në këtë transaksion me vlerën e 3 milionë eurosh që u derdhën nga Olimpiku i Marsejës. Shpërblimi për agjentin ishte caktuar në shumën e 350400 eurosh. Kontrata mes Kriston Mongait dhe Lorik Canës është lidhur në një ambient në San Zhërmen mbi Lej. Babai, një ish lojtar, kishte vendosur kushte fikse: agjenti duhej të paguante 50% të të ardhurave të tij. Ky kusht ishte i padiskutueshëm. Kristof Mongai u bë pjesë e një “dallavereje” sipas etiketimit të gjykatësve marsejezë. Për Agimin kjo ishte më se e natyrshme. “Mongai u mor me gjithçka. Ai erdhi tek unë vetëm një herë dhe më pyeti nëse isha i lumtur.”

Për t’i derdhur pjesën e tij të tortës babait të lojtarit, aktualisht nën kontratë me Lacion, çështjet juridike u mbuluan me pseudo-fatura për të përfituar nga tratativa dhe negociatat. Faturat e Agim Canës u përgatitën nga vetë Kristof Mongai dhe dokumentet e drejtuara në Prishtinë kishin shkelur rregullat elementare të kontabilitetit. “Kristof Mongai nuk kishte alternativa. Ose pranonte kushtet, ose mandati i tij si agjent sportiv do të fshihej”, ka shpjeguar avokati mbrojtës i agjentit, Fabris Zhileta.

Për ta mbuluar të gjithë këtë ndodhi, Kristof Mongai kishte përfituar nga mendimi i Komisionit Jurifik të Ligës, duke qenë se ligji francez nuk e lejon profesionin e agjentit nga një pjesëtar i familjes së një lojtari, rregull të cilin FIFA e toleron. Duke marrë parasysh këtë fakt, gjykata e apelit vendosi ta ulte dënimin e agjentit.

Agim Cana kërcënoi me

vdekje drejtorin sportiv të PSG

Agim Cana u gjykua edhe në lidhje me kërcënimet me vdekje që i bëri në pikën e stërvitjes të PSG-së, Zhan-Mishel Mutie, asokohe drejtori sportiv i klubit parizien. Duke u ankuar se djali i tij po zinte rrënjë në stol, Agim Cana kishte kërkuar me ngulm transferimin e Lorikut te Olimpiku i Lionit. Asokohe ai i kishte vënë në dukje drejtorit Mutie “metodat shqiptare”, duke e bërë dorën e tij si një pistoletë që drejtohej nga Zhan-Mishel Mutie. Për këtë çështje, Agim Cana është shpallur i pafajshëm në Marsejë, pasi nuk kishte asnjë denoncim apo ankesë nga ana e drejtuesve parizienë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›