Duka do shohë Bajern-Inter, ja pse ndryshoi kalendari
TIRANE-Prezenca e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, por edhe e disa presidentëve të klubeve në stadiumin "Santiago Bernabeu", për finalen e Champions League, ka qenë shkaku i ndryshimit të kalendarit të Superligës tre ditë më parë. Pas vendimit qarkullues të para një jave, që i çonte dy javët e fundit të kampionatit në datat 15 dhe 22 maj, të shtunën u vendos që ato të luhen më 14 dhe 19 maj. Një ndryshim i tillë, i ndodhur në harkun kohor të tre ditëve me dy vendime të ndryshme të FSHF krijoi jo pak çudi, por edhe një precedent të rrallë. Gjithsesi, shkaku i këtij ndryshimi nuk ka pasur lidhje me arsye sportive, por me mungesën në Shqipëri të presidentit të Federatës Armand Duka si edhe disa presidentëve të tjerë të klubeve. Ata do të jenë në "Santiago Bernabeu" të Madridit për të ndjekur finalen e Champions League mes Bajernit të Mynihut dhe Interit, kështu që në Shqipëri nuk mund të luhej futboll. Në fakt, data e fundit e Superligës, pra 22 maji, përkon pikërisht me ditën e finales. Por, Duka duhet të ishte patjetër prezent në Tiranë për t'i dhënë Dinamos trofeun e skuadrës kampione, pas ndeshjes që ajo do të luante me Besën. Në këtë mënyrë, është gjetur një tjetër zgjidhje: ndryshimi për herë të dytë i kalendarit dhe afrimi i ndeshjeve të javës së 33-të më 19 maj. Një gjë e tillë është konfirmuar nga burime të sigurta në FSHF, që bënë të ditur se në "Bernabeu" pritet të jenë edhe disa presidentë të klubeve të Superligës, kështu që në këto rrethana do të ishte e pamundur të zhvillohej një javë normale e kampionatit. Ndërkohë vetë Duka mësohet se do të jetë në datën 21 maj edhe në selinë e UEFA-s, ku zhvillohet një mbledhje e organeve drejtuese të saj.
Kalendari
Të martën e kaluar, Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi ndryshimin e datave të kalendarit të Superligës për dy javët e fundit. Kështu, java e 32-të, e parashikuar për më 5 maj, u shty për më 15 maj, ndërsa java e fundit, nga 15 maji, u shty për më 22 maj. Po kështu, ndryshuan edhe datat e plejofeve, nga 22 e 23 maji, më 29 dhe 30 maj. Por, të shtunën ky vendim çuditërisht u hodh poshtë, me një tjetër njoftim zyrtar të FSHF. Java e 32-të u çua më 14 maj, ndërsa e 33-ta më 19 maj. Ndërkohë plejofet do të luhen më 26 dhe 27 maj. Vendimi i çuditshëm dhe i paargumentuar nga FSHF ka ndodhur për shkaqe disi të çuditshme. Në kryeqytet duhet të jetë patjetër presidenti i FSHF-së, i cili duhet t'i dorëzojë trofeun Dinamos, skuadrës kampione. Më 22 maj kjo ishte e pamundur për shkak se Duka do të jetë në Madrid, ku do të ndjekë finalen e Champions League mes Bajernit dhe Interit. Në "Bernabeu" pritet të jenë edhe disa presidentë klubesh, kështu që java e kampionatit bëhej e vështirë për t'u luajtur në këtë datë.
(d.b/GSH/BalkanWeb)