E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli vizitë në spital deputetes Klodiana Spahiu

TIRANE- Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli ka vizituar sot pasdite, në ambientet e Spitalit Ushtarak, deputeten greviste Klodiana Spahiu, e cila sot paradite, në ditën e 4 të grevës së urisë, pësoi komplikacionet e para. Pas marrjes së ndihmës në Spitalin Ushtarak, gjendja e deputetes është përmirësuar.

Gjatë vizitës së saj, kryeparlamentarja është konsultuar me mjekët për gjendjen e Spahiut, ndërsa i ka shprehur deputetes mbështetjen e saj.
“Jam e gatshme për cdo ndihmë. Të ndihmoj për cdo nevojë shëndetësore” – tha Topalli gjatë vizitës së saj.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›