E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duka i zhgënjyer: Një short i vështirë dhe i varfër

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, i pranishëm në ceremoninë e Varshavës, analizon shortin e ekipit tonë përfaqësues. Reagimi i menjëhershëm i numrit 1 të futbollit shqiptar, është si më poshtë: “Shorti nuk është treguar bujar me Shqipërinë. Si nga pikëpamja sportive ashtu edhe nga ajo financiare, skuadrat nuk ishin ato që dëshironim”. Duke analizuar, ekipet që bëjnë pjesë në  Grupin D, Presidenti Duka theksoi se skuadrat e vazos 2 (Rumania), 3 (Bosnjë Hercegovina) dhe 4 (Bjellorusia), ishin pikërisht ato, që Shqipëria nuk i  preferonte: “Për fat të keq në grup na ranë ekipe të forta dhe të “varfra” nga pikëpamja financiare. Të tria këto skuadra, janë të forta dhe të vështira për Shqipërinë”- ka theksuar ai. Duka e ka vlerësuar të gjithë shortin si shumë të vështirë, ndërkohë që e ka komentuar kështu, qenien “kokë” e Grupit D të Francës, nënkampione e botës: “Patjetër që është një nga skuadrat më të rëndësishme të botës. Një ekip shumë i vështirë nga pikëpamja sportive. Ishte 50% e shanseve që do të kërkonim nga ekipet e vazos së parë”- ka përfunduar presidenti i FSHF-së.
Gjermania
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka shpresonte që në këto eliminatore Shqipëria të ishte në të njëjtin grup me Gjermaninë. Jo vetëm sepse do të ndesheshim me një emër të madh të futbollit botëror, por edhe në aspektin financiar, kjo skuadër ka është një shkallë më lart se sa shumë të tjera evropiane.
Manovrat
E drejta TV do shitet paketë
Drejtuesit e FSHF-së nuk kishin pranuar që të hynin në bisedime me kompani të huaja sa i përket shitjes së të drejtës TV, pa u njohur mirë me shortin. Ata pritën të njiheshin njëherë me kundërshtarët e Shqipërisë në grup dhe më pas të negocionin. Sigurisht që parashikimet e tyre nuk dolën, por një gjë mbetet e sigurt: shitja e së drejtës TV do të kryhet në formë pakete dhe jo veçmas për çdo ndeshje. Këtë e ka pohuar edhe sekretari i përgjithshëm i federatës, Eduard Prodani.
 Burimi: Albania-sport.comE Hene, 08 Shkurt 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›