E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuzhe: Nuk e doja Bosnjën në grup

Jetmir Halilaj (PANORAMA SPORT) - Trajneri i Kombëtares shqiptare Josip Kuzhe, e ka cilësuar një short të vështirë për Shqipërinë faktin që në eliminatoret e ardhshme do të ketë skuadra si Franca, Rumania dhe Bjellorusia. Kroati është shprehur menjëherë pas ceremonisë së njohjes së kundërshtarëve të kampionatit Evropian 2012, duke thënë shorti nuk ka qenë, aspak dashamirës. “Është një grup i vështirë. Kundërshtarët në individualitetet e tyre, janë të gjithë shumë të veçantë dhe të fortë. Mund të kishim shanse më të mira në vazot 3 dhe 4. Bosnja dhe Bjellorusia janë kundërshtarë të rrezikshëm”-është shprehur trajneri Kuzhe. Pavarësisht kësaj, trajneri i përfaqësueses shqiptare ka deklaruar se tashmë ndeshjet duhen vlerësuar të gjitha me të njëjtin seriozitet. “Do t’i studiojmë një për një dhe do të kërkojmë të marrim më të mirën prej tyre”- ka përfunduar Kuzhe.
Kroacia
Trajneri i përfaqësueses shqiptare shpresonte shumë që të mos ndeshej me Kroacinë në këto eliminatore dhe fati e ka ndihmuar në këtë pikë, por ama ekipet që skuadra e tij do të ketë përballë, nuk janë aspak të lehta. Tekniku kroat ishte shprehur para hedhjes së shortit se nuk do të donte që të kishte shumë skuadra lindore në grup, por ka ndodhur pikërisht e kundërta. Sipas tij ekipe si Rumania, Bjellorusia, dhe Bosnja janë vërtetë problematike, pasi loja e tyre është e ngjashme me atë të Shqipërisë, por përveç kësaj kanë lojtarë shumë cilësorë dhe një përgatitje fizike shumë të lartë.
Premtimi
Trajneri ka premtuar se për këtë edicion do të ndërtojë një skuadër solide dhe shumë ndryshe nga ajo që u pa edicionin e kaluar. Ndeshjet eliminatore të Euro 2012 nisin në shtator të këtij viti dhe trajneri ka thënë se deri atëherë, do të ketë në dispozicion një skuadër kompakte, e denjë t’iu bëjë ballë mungesave dhe të luftojë deri në fund. Aktualisht grupi i lojtarëve që ai ka në dispozicion ka hasur në probleme, për shkak të mosaktivizimit të rregullt gjatë këtij sezoni, por edhe për shkak të dëmtimeve fizike të rënda që kanë pasur disa prej futbollistëve si Lala dhe Vangjeli.
Objektivat
Tani do të përcaktohen qartë edhe objektivat e trajnerit në krye të skuadrës Kombëtare. Drejtuesit e FSHF-së, të cilët kanë bërë të ditur se parimisht kanë rënë dakord për rinovimin e kontratës me teknikun, ende nuk e kanë zyrtarizuar atë. Nga ana tjetër edhe tekniku kroat, duke nisur nga dje do të mendojë jo vetëm për kalendarin dhe për të përgatitur ekipin, por edhe për një strategji, për të mos marrë përsipër objektiva “të rrezikshëm”. Ai, më shumë se kushdo tjetër është i bindur se do të jetë tejet e vështirë në një grup të tillë.
Kalendari
Është vendosur që më datë 19 shkurt në Luksemburg të bëhet takimi ndërmjet presidentëve dhe trajnerëve të Grupit D për përcaktimin e datave të ndeshjeve. Drejtuesit e FSHF-së shpresojnë të mos bëhet i njëjti gabim si me Maltën kur u vendos që të luhej në shkurt. Burimi: Albania-sport.comE Hene, 08 Shkurt 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›