E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cissokho pëlqen Premierligën

Nga Express më 20 prill 2011 në ora 18:11

Mbrojtësi i majtë i Olympique Lyon, Aly Cissokho i ka idetë e qarta se ku do të dëshironte ta vazhdonte karrierën.

Futbollisti francez dëshiron të luajë në kampionatin anglez, të cilin e konsideron si më të mirin.

“Më pëlqen mjaft Lyoni dhe jam mirë në Francë, por mendoj se, nëse do të duhej ta ndërroja mjedisin, do të dëshiroja të shkoj në Premierligë. Atje luhet futbolli që më pëlqen shumë”, theksoi futbollisti me prejardhje senegaleze.

Për shërbimet e tij interesim prej një kohe të gjatë ka shprehur Milan.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›