E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duhet të përmirësohem

Nga Express më 20 prill 2011 në ora 17:18

Yuto Nagatomo e pranon se duhet të përmirësohet në të ardhmen, nëse dëshiron të luajë në nivele të larta me Interin.

Mbrojtësi i majtë është bërë pjesë e rregullt e kampionit të Italisë në muajt e fundit. Ai luajti edhe në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Italisë ndaj Romës.

“Mendoj se kam luajtur mirë, por më duhet të përmirësohem shumë”, theksoi futbollisti japonez për Inter Channel.

Ish futbollisti i Cesenas foli edhe për ndeshjen e së martës mbrëma.

“Ishte një lojë e vështirë, por nuk e humbëm asnjëherë koncentrimi, duke e arritur një fitore të rëndësishme. Duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet e mbetura”, tha ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›