Lëndohet Adriano, mungon 5 muaj

Nga Express më 20 prill 2011 në ora 16:17
Adriano nuk po e gjen assesi rehatinë.
Pas problemeve me alkoolin dhe eksperiencës së shkurtër dhe dështuese në Romë, sulmuesi brazilian nuk po e gjen paqen as në Brazil.
I rikthyer në atdhe muaj më parë, përkatësisht në ekipin Corinthians, ish futbollisti i Interit e i Fiorentinës e ka pësuar lëndimin e radhës. Por, këtë radhë bëhet fjalë për një lëndim të rëndë.
Ai ka lënduar nyjën e këmbës së majtë dhe i duhet të pushojë së paku pesë muaj. Ky është rezultati i kontrollit të bërë nga stafi mjekësor i klubit, i cili nënvizon se sulmuesi brazilian po shërohej nga një lëndim tjetër, atë në krahë.
Adriano pritej të debutonte me Corinthians më 22 maj, por lëndimi i ri do t’ia shtyjë debutimin edhe për disa muaj.