E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duka të shohë ‘lagjen’ e tij, jo tonën

 

Ka një karrierë mbi dy dekada në futboll dhe ka qenë në vazhdimësi një nga lojtarët më të dashur për tifozët, skuadrat ku ka luajtur dhe më gjerë. Akuzat e hedhura së fundmi ndaj Tiranës dhe deklaratat që UEFA do të hetojë klubin bardheblu për shitje ndeshjesh në Champions League, duket sipas “Tatës” diçka shumë e rëndë, që një klub i madh si Tirana ka argumente të mjaftueshëm për t’u shfajësuar. Nallbani 38-vjeçar deklaroi mbrëmë për “Panorama Sport” mendimin e tij se nuk ishte aspak kundër hetimit në fjalë, por i fyer në një farë mase ndihet jo vetëm nga UEFA, por edhe Federata Shqiptare e Futbollit. “Nuk më erdhi aspak mirë ku mora vesh që klubi ynë ishte përfshirë në atë listë të zezë, pasi mbi të gjitha unë luaj te Tirana. Klubi ynë është më i madhi në vend dhe nuk është aspak mirë për të t’i lakohet emri për kësi gjërash. Megjithatë, ndihem i qetë në një pikë, pasi, pavarësisht hipotezave, akuzave apo aludimeve të ndryshme, unë si person dhe skuadra ku aktivizohem nuk është përfshirë në veprime të tilla dhe koha do ta vërtetojë këtë. Nallbani nuk është pjesë e këtyre gjërave dhe në gjuhë karrierën time, çfarë do që thuhet para apo pas kuintave, askush deri më sot s’më ka thënë gjysmë fjale mbi këtë temë. Jemi të ndershëm. Sa për hetimin, nuk jam kundër, le të bëhet”, tha Nallbani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›