Ministri Prifti: Klik Ekspo Group, ambasador i Shqipërisë për thithjen e investitorëve të huaj
Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti sot vizitoi Panairin Ndërkombëtar të Tiranës të organizuar nga shoqëria Klik Ekspo Group. Gjatë gjithë vizitës në ambientet e Panairit, ai u shoqërua nga Presidenti i shoqërisë Klik Ekspo Group, Luan Muhametaj.
I pyetur nga media mbi ndjesinë që i krijon ky Panair, Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti tha se, “kam ardhur sot për të vizituar një nga panairet më të mëdha që zhvillohet ndonjëherë në Shqipëri nga shoqëria Klik Ekspo Group. Është një panair ku janë rreth 800 kompani që ekspozojnë produktet e tyre. Dua të falenderoj zotin Luan Muhametaj dhe Klik Ekspo Group për këtë punë të shkëlqyer që bën për të promovuar Shqipërinë. Eshtë një ambasador i vërtetë për të tërhequr investitorët e huaj në Shqipëri, për të rritur shkëmbimet tregtare dhe ekonomike mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera. Eshtë një partner shumë i mirë me qeverinë në misionin për të ndihmuar bizneset dhe forcuar lidhjet ekonomike me vendet rreth nesh. Kjo është një ditë e shënuar. Dua të uroj të gjitha bizneset dhe kompanitë që marrin pjesë në panair që të kenë suksese të tjera. Qeveria me shoqërinë Klik Ekspo Group ka projekte të tjera. Do të punojmë për të bërë një qendër të re panairesh në Shqipëri, sepse ju e dini që Pallati i Kongreseve nuk e ka këtë funksion. Me ndihmën e qeverisë, bizneseve, partnerëve të huaj dhe shoqatave të biznesit do të ndërtojmë një qendër tërësisht të re panairesh për Shqipëri-në”. Ndersa në vijim, Ministri iu pergjigj interesit të medias lidhur me zhvillimet aktuale ekonomike në Shqipëri, veçanërisht mbi tregun e energjisë elektrike.
Një ditë më parë, Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti në pershëndetjen e tij drejtuar Forumit të të Tretë Ekonomik, ndër të tjera, tha se, është një nder për mua të marrë pjesë në këtë Forum të rëndësishëm. Kjo, falë edhe një organizimi me një cilësi shumë të lartë dhe ambienti i ngrohtë për biznesin i krijuar në Panairin Ndërkombëtaar të Tiranës nga shoqëria Klik Ekspo Group. Ministri Prifti deklaroi se, “biznesi grek në Shqipëri është konsiderohet nga qeveria shqiptare si shumë i rëndësishëm. Aktualisht, biznesi grek perfaqëson 50 % të investimeve të huaja në Shqipëri. Biznesi grek operon në sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare në telefoni, sektorin bankar, burimet e energjisë, industri etj. Pavarësisht ndikimit të krizës, volumi tregtar Shqipëri Greqi ka njohur zhvillime të medha. Të njejtin impenjim e ndikim në ekonominë e Shqipërisë ka edhe ndihma e shtetit grek. Shqipëria ka marrë ndihma të përhershme nga Greqia për të përmirësuar jetesën e qytetarëve shqiptarë. Aktualisht, për përmirësimin e infrastrukturës është duke investuar në rrugën Sarandë-Konispol. Gjithashtu, i njejti suport reflektohet edhe në projekte të tjera të rëndësishme për ekonominë sjhqiptare”. “Uja e taksave do të vazhdojë nga qeveria shqiptare, pavarësisht kostos që ka në buxhet. Vitin e ardhshëm, tha Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, qeveria ka planifikuar të heqë TVSH-në për sherbimet shëndetësore dhe arsimin. Vitin e ardhshëm në shërbim të përmirësimit të klimës së biznesit do të ngrihet Qendra ose sporteli i vetëm për marrjen e licensave për investimet në energjetikë. Gjithashtu do të ndërtohet dhe një sportel i vetëm për licensat në sektorin minerar”.
Përfaqësuesi i GIMAEX: Në Klik Ekspo Group, zjarrfikëset më bashkëkohore
“E krijuar për të mbrojtur jetën”, është motoja e kompanisë mbarëbotërore Gimaex. E pranishme me një shumëllojshmëri, kompania e parë në Francë në tregun e prodhimit të paisjeve të mbrojtes kundra zjarrit ka tërhequr vëmendjen e qindra vizitorëve dhe kompanive në Edicionin e 16-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës. Gimaex që prej fillimit të shekullit të 20-të ka luftuar me flakët duke njohur suksese e marrë falenderime nga miliona njerëz. Modifikojnë të gjitha llojet e mjeteve duke u marrë vetëm shasinë. Janë të parët në Francë dhe të dytët në botë. Kjo kompani u prezantua edhe në demonstrimin e zhvilluar në Zall Herr “Siguri, Armatime, Teknologji dhe emergjenca” , në kuadër të prezantimit nga shoqëria Klik Ekspo Group të Panairit të parë të specializuar të Sigurisë dhe të Mbrojtjes, Albanian Military Exhibition (ALMEX). Ky aktivitet i madh do të zhvillohet në tetor 2010 me pjesëmarrjen e emrave më të medjhenj të industrisë së armatimit në botë. Aktiviteti i kompanisë Gimaex është zyrtarizuar në vitin 1934, kur kompania u angazhua plotësisht në luftën kundër zjarrit. Po në këtë vit, kjo kompani nisi të ndërtojë dhe mjetet të posaçme për këtë aktivitet të rëndësishëm. Për më shumë se 125 vjet, GIMAEX ka dizenjuar dhe ndërtuar modelet më të fundit të zjarrëfikësve. Përkrah tyre, janë zhvilluar e ndërtuar dhe paisjet e nevojshme për një zjarrfikës. “Këto janë shumë vjet…shumë eksperiencë. Si pjesë e fakteve, po ju them që shumica e stafit tonë ndër vite ka qenë pjesë e zjarrëfikësave vullnetarë dhe e skuadrave të qyteteve të ndryshme. Shumë prej tyre akoma vazhdojnë ta bëjnë këtë punë. Ata kanë qenë në fronte të ndryshme duke luftuar me flakët e zjarrit. Ata e dinë më së miri se cfarë duhet të bëjnë. Gimaex shpërndan e shet mjete kudo, nga Singapori në Berlin, nga Parisi në Feniks. Ne jemi këtu për tu shërbyer ju, që ju të mund të shpëtoni të tjerët, tu shërbëni duke i ndihmuar në raste fatkeqësish”, thotë Harris Murtesiq.