Përkujtohet Azem Hajdari, 14-vjet nga vrasja e liderit demokrat
Tiranë- 12 shtatori i këtij viti shënon 14-vetorin e vrasjes së ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari.
Pas vitesh ndarjeje nga jeta gjatë një atentati, selia blu ka përgatitur një ceremoni përkujtimore për liderin e lëvizjes që solli rënien e regjimit komunist të Enver Hoxhës.
Paraditën e sotme kryemisntri i vendit, Sali Berisha zhvilloi homazhe në mëmorialin e Hajdarit. Në fjalën e rastit kreu i PD-së tha se i ndjeri Hajdari ishte tribun i lirisë së popullit shqiptar.
Ai hapi për shqiptarët dyert e lirisë dhe dinjitetit. Nderim edhe për Besim Cerën, vëllezër në ideal me Azem Hajdarin,- tha Berisha.
Më 12 shtator të vitit 1998, Azem Hajdari u qëllua për vdekje pak metra larg selisë së PD-së në Tiranë, së bashku me truprojen e tij Besim Cerjen dhe mbeti i plagosur Zenel Neza. Hajdari u nderua pas vdekjes me urdhërin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.
Sakaq më 29 prill 2002 gjykata dha verdiktin për dosjen ‘Hajdari’. Gjykata dënoi me burgim të përjetshëm, Jaho Salihin, i akuzuari kryesor për vrasjen e deputetit Hajdari. Po ashtu u dënua me 25 vjet burg Izet Haxhia, me 20 vjet Ismet Haxhia, ndërsa Isamedin Hazhia u dënua me 2.6 vjet burg për “armëmbajtje pa leje”, Fatmir Meta u lirua në sallën e gjyqit.
/IDEA/