Libi, vritet në një sulm ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Libi- Ambasadori i Shteteve të Bashkura të Amerikës në Libi, Chris Stevens ka vdekur pasi u sulmua nga milicia gjatë futjes në konsullatën amerikanë në qytetin lindor të Bengazit, thanë raportet ndërkombëtare.
Ambasadori amerikan u tha të ishte në mesin e katër zyrtarëve amerikanë të vrarë në protestën e lidhur me një film amerikan për të cilin thuhet se është fyerje për Profetin Muhamed.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar vdekjen e një zyrtari. Sakaq protestat për filmin kanë sulmuar edhe ambadën amerikane në Kajro.
Dorina Bilbili/IDEA/