Dukagjini, dokumente dëshmuese në testamentin e Gjon Muzakës
Autori i Lajmit: red.
Historia e Dukagji¬nit ësh¬të sa shekullore aq dhe e pasur me ngjarje të lavdishme. Emri Dukagjin është përdorur prej shumë kohësh, por nuk ka qenë e mundur të gjendet dokumentim i saktë për kohën kur ka filluar të përdoret fillimisht ky emërtim. Duke u bazuar në të dhënat që kemi, emri Dukagjin na rezulton për së pari i dokumentuar në fund të shekullit VII. Ndërkohë, në një dokument shumë më të vonshëm, në testamentin e Gjon MUZAKËS, të vitit 1510, është një fakt ku dëshmohet që gruaja e tij, Maria, është bijë e Dukagjinëve. Ky fakt tregon për vijimësinë e përdorimit të emrit Dukagjin, duke simbolizuar principatën, krahinën, zonën, etj. Du-kagjinasit e hershëm janë mjaft të përhapur dhe dokumentet dëshmojnë se ata janë gjendur në Trojë, Bolonjë, Stamboll, Venedik, Ankona, Napoli, etj., e së fundi në të katër anët e globit: Amerikë, Australi, vendet nordike e në Afrikë. Në librin e tij, autori Zef Gjeta thekson se duhen marrë masa për të ruajtur vlerat historike të kësaj zone. Vetëm në këtë mënyrë do të kemi mundësi të shquajmë gjurmët e trashëgimisë dhe të historisë. Reliktet e qyteteve ilire të shkatërruara nga pushtuesit e shumtë e të shumëllojshëm, gjenden të pakta, të mangëta, të gjymtuara. Kjo ka ndodhur edhe me Dukagjinin: megjithë qëndresën e pashoqe të shprehur në shekuj, prapë se prapë ka pasur ndërhyrje dhe shkatërrime. Këtë e dëshmojnë edhe kërkimet ar¬ke¬ologjike të vitit 2007 në Theth, ku një grup arkeologësh amerikanë, në bashkëpunim me ata shqiptarë, kanë arritur të gjejnë gjurmë të vendbanimeve të hershme që datojnë së paku 3000 vjet më parë. Popullsia e kësaj zone (megjithë largimin masiv të dekadës së fundit), aktualisht përbëhet nga 11429 banorë, të organizuar në 3887 familje. Numri mesatar i pjesëtarëve të fami¬ljes në këtë zonë është 3.6 vetë, që përbën një ndryshim të dukshëm nga mesatarja e viteve më parë kur familja kishte një numër mbi dhjetë pjesëtarë dhe që quhej familje patriarkale. Rreth 89 % e familjeve që banojnë në zonën e Dukagjinit merren pothuajse vetëm me bujqësi, aktivitet nga i cili ata përpiqen të sigurojnë të ardhurat për mbijetesën e tyre. Ndërkohë që si aktivitete të tjera mund të konsiderohen ndërtimi, punët në institucionet lokale, bimët mjekësore dhe tanifere, por sapo kanë filluar të rishfaqen edhe shenjat e para të turizmit familjar. Duke qenë një zonë mjaft e vështirë për të jetuar dhe njëkohësisht për t u shkelur, që prej kohërash vetëm pak fuqi kanë arritur të nënshtrojnë përkohësisht apo të lidhin “marrëveshje” që kanë qenë në dëm të zonës. “Pikërisht kjo gjë ka bërë që këtu të lindin shprehje unikale që për pushtetet përdorin fjalën “ka hi” (në kuptimin ka ardhur e ka marrë fuqinë), aq sa përdoret si periudhë historike: “Kur ka hi nemcja”, “kur ka hi krajli”, “kur ka hi partia”. Në këtë kuptim, malësori dukagjinas mbetet opozitar i “përjetshëm” me qeveritë dhe mbajtës “fanatik” i zakoneve dhe traditave të veta”, - shpjegon autori Zef Gjeta. Më tej ai thekson se Besa është konsideruar si institucion dhe ka shërbyer për rregullimin e normave të jetesës në male: marrja e mikut në be¬së, dhënia e besës 24-orëshe për gjakësin, dhënia e besës 30-ditëshe, besa e lidhur midis njerëzve, besa midis katundeve, midis flamurëve (bajrakëve), apo be¬sa ndërmjet krahinave të tëra, këputja e besës (heqja apo prishja e besës), dënimet për shkeljen e besës, etj. përbëjnë pjesët e mekanizmit të ndërlikuar të respektimit të besës. Shkelja e besës (të prerët e mikut në besë), ishte jo vetëm turpi më i madh për malësorin, por ajo i nënshtrohej dënimit më të rëndë: pushkatimit të fajtorit prej fshatit. Dhe jo individi, por edhe i gjithë fisi mund të zhdukeshin nga faqja e dheut apo të përjashtoheshin prej krahinës, nëse ata e shkelnin besën. Në këtë kuptim, për Dukagjinin “Besa” është jo një akt apo një veprim spontan, por një institucion i rëndësishëm dhe karakteristik, i cili është “ndërtuar” e mbajtur i papërlyer në shekuj.
Ky lajm është publikuar: 19/11/2008