“Durrës-Kukës” mbyllen hetimet për abuzime
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Gjykata e Tiranës pranon kërkesën e Armand Telitit dhe Andi Tomës, të dy të akuzuar për shpërdorim detyre në skandalin e rrugës Durrës-Kukës, për të shfuqizuar urdhrin e Prokurorisë për zgjatjen e hetimit edhe një muaj. Burime nga gjykata pohojnë se trupi gjykues e cilësoi të drejtë kërkesën e Telitit, ish-zëvendësministrit të Transporteve dhe ish-drejtorit juridik në këtë Ministri, Andi Tomës. Sipas të njëjtave burime, mësohet se Teliti dhe Toma, njëkohësisht nën akuzë për shpërdorim detyre dhe abuzim me fonde për rrugën Durrës-Kukës, kërkuan shfuqizimin e një urdhri të Prokurorisë të pak ditëve më parë, sipas të cilit, hetimet për rrugën do të zgjateshin edhe një muaj, nga 6 nëntori në 6 dhjetor të këtij viti.
Deklarata
Pas gjyqit, Teliti u shpreh se “ne jemi të gatshëm të përballemi me çdo vendim të Prokurorisë, pasi ndihemi të pafajshëm në këtë çështje”. Ndërkohë që në skandalin e rrugës Durrës-Kukës është nën hetim edhe ish-ministri i Transporteve, Lulzim Basha, të cilit i është hequr imuniteti. Prokurori i çështjes Arben Kraja tha se “do të ankimojë vendimin e Gjykatës së Tiranës”. Një ditë më parë, Kraja kërkoi nga Gjykata shpalljen e moskompetencës së gjykimit për shkak se, sipas tij, në këtë procedim ndodhet edhe një deputet i Kuvendit të Shqipërisë, aktualisht pa imunitet, ministri Basha. Kraja argumentoi para trupit gjykues se, duke qenë deputet, kjo çështje nuk mund të gjykohet nga Gjykata e Shkallës së Parë, por nga Gjykata e Lartë.
Padia
Shtyrja e afateve të hetimit dhe me një muaj për dosjen “Durrës-Kukës” ka vijuar me të tjera zhvillime. Kësaj here kanë qenë dy prej të dyshuarve për shpërdorimin e fondeve që kanë paditur në gjykatë prokurorin e dosjes. Armad Teliti dhe Andi Toma pretendojnë së shtyrja e afatit të hetimeve bëhet për arsye politike. Zyrtarët u kërkojnë gjykatësve që, brenda 10 ditëve, të refuzojnë vendimin e prokurorit të çështjes, Arben Kraja, me pretendimin se prokuroria po i zvarrit hetimet për motive politike. "Prokuroria nuk ka bërë asnjë akt procedural dhe tani kërkon edhe ta shtyjë një muaj procesin. Kjo është antiligjore dhe e pandershme. Prokuroria e hapi këtë çështje politikisht dhe po e shtyn afatin e hetimeve drejt periudhës së fushatën elektorale", - u shpreh Teliti. Teliti, sot drejtor i Përgjithshëm i Gjendjes Civile dhe Andi Toma, ish-drejtori Juridik në këtë ministri, akuzohen për shpërdorim detyre. "I jam drejtuar Gjykatës së Tiranës në mënyrë që këto hetime të ndërpriten dhe çështja të marrë zgjidhje", - u shpreh Teliti.
Procedimi
Procedimi penal, i regjistruar fillimisht në Prokuorinë e Tiranës daton më nëntë mars 2007. Prokuroria e Përgjithshme pohon se hetimet janë në prag të përfundimit dhe së shpejti do të këtë edhe konkluzionet për secilin nga të akuzuarit. Sipas të njëjtave burime, kjo dosje ka emra zyrtarësh të lartë që nisin nga ish-ministri i Transporteve, aktualisht ministër i Jashtëm, Lulzim Basha, ish-zëvendësministri, Armand Teliti, ish-drejtori Juridik, Andi Toma, dhe ish-drejtoresha e Rrugëve, Lejla Saraçi. Pak ditë më parë, prokuroria vendosi ta shtyjë edhe me një muaj dorëzimin e dosjes në gjykatë, gjë e cila shkaktoi reagimin e disa prej të hetuarve, të cilët kërkojnë daljen sa më shpejt para gjykatës.
Ekspertët kontabël e dorëzuan aktekspertimin pak kohë më parë dhe theksonin se investimi në total për rrugën Durrës-Kukës kap shifrën e 1 miliard e 23 milionë eurove.
Ky lajm është publikuar: 19/11/2008