E Diel, 1 Nëntor 2026

Zihet në shkollë, zhduket 14-vjeçari

Autori i Lajmit: red.
Policia është vënë në kërkim të një 14-vjeçari, i cili është larguar nga banesa e tij, pas një sherri që kishte pasur në shkollë, për humbjen e një shume prej 3 mijë lekësh. Burimet zyrtare nga Policia e Durrësit bënë të ditur dje se Elis Fusha është larguar pa lënë gjurmë, ndërkohë familja dhe të afërmit kanë njoftuar policinë, e cila ka nisur kërkimet për gjetjen e tij. Sipas njoftimit të afishuar në ambiente të ndryshme të qytetit, familjarët kanë vënë një fotografi të fëmijës Elis Fusha dhe një numër celulari për të marrë lajme nga ata që mund ta kenë parë. Djali është nxënës i klasës IX–B të shkollës 9-vjeçare “Nënë Tereza” dhe ka 6 ditë që nuk është paraqitur në mësim. Nga të dhënat paraprake, mësohet se në shkollën ku ai ka qenë nxënës, ka pasur një konflikt mes nxënësish për një sasi të hollash, rreth 3000 lekë, për të cilat, nga personeli mësimor dhe moshatarët e vet është vënë para përgjegjësisë 14-vjeçari.
Ky lajm është publikuar: 19/11/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›