Dy piktore shqiptarë të artit konteporan, çelin ekspozitë në Neë York
Autori i Lajmit: red.
“Alfred Mirashi Milot është i njohur në Europë për "Çelësat në piktura", një seri që ka marrë opinione të rëndësishme nga kritika. Punimet e kësaj serie do të përfshihen në këtë ekspozim. Shumë prej tyre janë porositur nga shteti dhe janë instaluar në stacionet kryesore të trenave anë e kënd Italisë. Ndërsa Alkan Nallbani punon mes imagjinares dhe abstraktizmin. Disa nga punimet e tij të fundit reflektojnë aspektet klasike të eksperimentimeve të tij, të tjerë piktura e vizatime gjithashtu janë shprehje të tendencave bashkëkohore ekspresive”
Tashmë nuk është e padëgjuar apo ndonjë lajm i çuditshëm që dy artistë shqiptarë të ekspozojnë apo “rrëfehen” në qendrat më të njohura botërore, madje edhe të jenë të suksesshëm. Megjithatë, është kurioze dhe interesante sa herë bëhet fjalë për ndonjë ngjarje të tillë. Ekspozimi i Alfred Mirashit (Milotit) dhe Alkan Nallbanit në Nju-Jork është një prej tyre. Të dy piktorët janë përfaqësuesit i një brezi të tërë artistësh shqiptarë që u arratisën ndaj rregullave antimoderniste të diktaturës së Enver Hoxhës, duke e rinovuar artin shqiptar. Artistët pjesëmarrës në ekspozitë kanë lindur mes viteve 70- 80 të shekullit të kaluar dhe kanë ndjekur në mënyrë të shkëlqyer akademitë e arteve në vendet e tyre dhe në atë të Firences.
Ekspozita
Ekspozitë e artistëve ndërkombëtarë, Alfred Mirashi Milot dhe Alkan Nallbani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të dy këta artistë kanë ekspozimet e tyre aktualisht në Torino dhe Berlin. Alfred Mirashi Milot është i njohur në Europë për "Çelësat në piktura", një seri që ka marrë opinione të rëndësishme nga kritika. Punimet e kësaj serie do të përfshihen në këtë ekspozim. Shumë prej tyre janë porositur nga shteti dhe janë instaluar në stacionet kryesore të trenave anë e kënd Italisë. Alkan Nallbani punon mes imagjinares dhe abstraktizmin. Disa nga punimet e tij të fundit reflektojnë aspektet klasike të eksperimentimeve të tij, të tjerë piktura e vizatime gjithashtu janë shprehje të tendencave bashkëkohore ekspresive. Milot banon në Firence, Itali ndërsa Nallbani banon në dy ytetet Neë York City dhe Firence. “Ne ju ftojmë të vizitoni punimet e këtyre dy artistëve të jashtëzakonshëm , të thonë organizatorët e kësaj ekspozite në Broduej - Nju Jork, - Peg Alston and James Genovese të cilët janë kuratorët e kësaj ekspozite ku morën pjesë më shumë se 50 piktorë nga disa vende të botës. Të ekspozuar në të njëjtën kohë në Torino, Itali, dhe në Berlin, Gjermani, të dy artistët duket se po mirëpriten në skenën artistike evropiane e më tepër. Alfred Mirashi (Miloti), i njohur në Evropë sidomos për “Çelësi i pikturimit”, seri që ka marrë vlerësime të mira. Punë nga kjo seri do të jenë pjesë e kësaj ekspozite. Shumë nga pikturat e tij janë vendosur në stacionet kryesore të tramvajeve në Itali. Alkan Nallbani është i rehatuar njëkohësisht me skulpturën dhe abstraksionin. Ndërkohë që punët e tij të hershme reflektojnë aspektin klasik të trajtimit, pikturat dhe vizatimet e tjera zhvendosin komfortin e tij me më shumë shprehje bashkëkohore. Mirashi është vendosur prej vitesh në Firence, Itali, dhe Nallbani nga ana tjetër jeton mes Nju-Jorkut dhe Firences.
Alfred Mirashi "Miloti"
Një nga pjesëmarrësit që nderon këtë aktivitet është Alfred Mirashi "Miloti", përfaqësues i një brezi të tërë artistësh shqiptarë që u arratis ndaj rregullave antimoderniste të diktaturës së Enver Hoxhës, ka rinovuar artin shqiptar. Falë studimeve në Akademinë e Brerës dhe një sërë specializimesh jashtë, si në Londër, Barcelonë, Neë York, Miloti, që ka zgjedhur si emër arti emrin e vendlindjes së tij, ka zhvilluar një interpretim personal të klasicizmit mesdhetar, ku shquhet ngjyra dhe ndriçimi që vjen nga deti, që gjithashtu është simbol i shkëmbimeve kulturore.
Alkan Nallbani
Alkan Nallbani është i rehatuar njëkohësisht me skulpturën dhe abstraksionin. Ndërkohë që punët e tij të hershme reflektojnë aspektin klasik të trajtimit, pikturat dhe vizatimet. Për të balancuar netët koloristike, plot dritë e delikate, në telajot e Milotit vijnë punët plot pasion të Alkan Nallbanit, në veprat e të cilit shprehet një shprehje figurative e thellë. Prej së vogëli, tepër aktiv në jetën artistike, madje dhe politike në Shqipëri, Nallbani, protagonist në protestat e studentëve, në vitin 1996 vendoset në Firence, ku qëndron për një kohë të gjatë, për t u vendosur më pas në Neë York, ku hyn në kontakt me galeritë më prestigjioze dhe emra të njohur të artit pamore, të cilët e përkrahën kthimin te puna e dorës, gëzimin e ngjyrave në pikturë, pas një periudhe të gjatë të dominimit të artit konceptual. Ekspozita e hapur më 6 nëntor do të qëndrojë e çelur deri më 5 dhjetor 2008.
Ky lajm është publikuar: 19/11/2008