Tri makina luksoze sekuestrohen, ishin vjedhur jashtë vendit
Autori i Lajmit: red.
Seksioni Kundër Trafiqeve ka realizuar sot sekuestrimin e tre mjeteve luksoze, të cilat pas verifikimit rezultojnë të vjedhura jashtë kufijve të Shqipërisë. Burime nga policia bënë të ditur se makina e markës “Jeep”, me targë TR 1731 K, rezulton e vjedhur në Itali. Gjatë momentit të bllokimit mjeti drejtohej nga Azem Kuçana, 38 vjeç. Policia tha se materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale të “Trafikimit të mjeteve motorike”. Ndërkohë, u kryen veprimet procedurale për automjetin e markës “BM˔ tip “X5”, me targë CE 583 NX, i cili po ashtu, rezulton i vjedhur në Itali. “Gjatë momentit të bllokimit mjeti drejtohej nga 34-vjeçari Fatos Doçi dhe materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale të “Trafikimit të mjeteve motorike” dhe “Falsifikim të vulave, stampave ose formularëve”, bënë të ditur burime nga policia. Po dje, u kryen veprimet procedurale për automjetin e markës “Mercedes Benz” tip “E Clas”, me targë TR 6937 L. Ky automjet u bllokua në Rrugën e Elbasanit, pasi nga verifikimet e bëra rezulton i vjedhur në Kroaci. Gjatë momentit të sekuestrimit të mjetit ai drejtohej nga një qytetar, i cili e kishte në përdorim të përkohshëm. “Ky automjet rezulton se mund të jetë trafikuar nga shtetasi kinez Hao Ze Cong Davei”, - deklaroi policia, e cila konfirmoi se materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprën penale të “Trafikimit të mjeteve motorike”.
Ky lajm është publikuar: 19/11/2008