Vetëplagoset me automatik një 16-vjeçare
Autori i Lajmit: red.
Zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Kukësit, Irena Laknori, bëri të ditur sot se një 16-vjeçare është vetëplagosur në orët e vona të natës së kaluar me automatikun që ndodhej në banesën e saj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.30 të natës së kaluar, kur 16-vjeçarja me inicialet E.C., pasi ka gjetur në një vend të fshehtë të banesës automatikun “kallashnikov”, e ka shkrehur në trupin e saj, duke marrë plagë të rënda në pjesë të ndryshme të trupit. Kanë qenë familjarët që, pasi kanë dëgjuar krismat, e kanë dërguar në spitalin civil të qytetit të Kukësit 16-vjeçaren, ku pas ndërhyrjes kirurgjikale, tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën”. Ndërkohë, nga ana e policisë kanë nisur hetimet që do të nxjerrin në dritë pse ka rënë në duart e 16-vjeçares automatiku që mbahej pa leje nga familjarët e saj.
Ky lajm është publikuar: 19/11/2008