E Diel, 1 Nëntor 2026

Takimi i Internacionales socialiste: Internacionalja Socialiste dhe Liderat e Ballkanit ZHVILLIMET RAJONALE DHE INTEGRIMET GLOBALE, PROBLEME TE BASHKEPUNIMIT DHE SIGURISE Nga Kryeministri dhe kr

Takimi i Internacionales socialiste: Internacionalja Socialiste dhe Liderat e Ballkanit

ZHVILLIMET RAJONALE DHE INTEGRIMET GLOBALE, PROBLEME TE BASHKEPUNIMIT DHE SIGURISE

Nga Kryeministri dhe kryetar i Partise Socialiste te Shqiperise, Fatos Nano

Të dashur shokë dhe miq,

Eshtë një kënaqësi e veçantë për mua si Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe si Kryeministër i vendit t'ju uroj mireseardhjen. Mbajtja e kesaj mbledheje në Kryeqytetin e Shqipërisë është një eveniment i rëndësishëm të paktën për tre arsye:
- Është një tjetër provë se tashmë Shqipëria është në gjendje të mirëpresë mbledhje të këtij niveli;
- Është provë e reformimit të pandërprerë dhe e arritjeve të standarteve demokratike nga ana e Partisë Socialiste të Shqipërisë e cila së shpejti vetëm do të formalizojë vendimin politik të marë për t'u bërë përfundimisht antare e familjes së madhe socialiste ndërkombëtare;
- Është provë se i gjithë rajoni ynë tashmë është përfshirë në proceset integruese euroatlantike dhe se ky proces nuk ka kthim pas.

Rajoni ynë tashmë përfundimisht ka fituar tiparet bazë të një rajoni në përbërje të të cilit të gjithë shtetet dhe shoqëritë po zhvillojnë dhe konsolidojnë institucionet demokratike dhe ku të gjitha qeveritë janë të zgjedhura demokratikisht. Përfitoj nga rasti të pohoj në gjirin e familjes sonë të madhe socialiste se ne, socialistët dhe progresistët kemi jemi në shumicë në pushtet. Sigurisht nuk është një gjë e re për partitë socialdemokrate të jenë në pushtet, por për ne si vende ish-diktatoriale, kjo përbën një provë se shndërrimet reformuese që kemi realizuar brendapërbrenda partive tona kanë qënë jashtëzakonisht të mëdha dhe madje të paimagjinueshme vetëm dhjetë vjet më parë, kur sapo kishim dalë nga diktatura e cila kishte keqpërdorur parimet dhe vlerat tradicionale të së majtës. Fakti që ne, socialistët dhe progresistët, tashmë jemi me shumicë në pushtet, dëshmon se së pari ne i reformuam duke synuar standartet demokratike partitë tona dhe së dyti që ne e mposhtëm një pargjykim dhe rikthyem vlerat tradicionale të së majtës sic janë solidariteti, ndjeshmëria për njerëzit në nevoja, maturia e reformave dhe orientimi i qartë ndaj tyre së bashku me zhvillimin e aftësive të bashkëpunimit. Gjej rastin të përsërit se kundërshtarët tanë politikë që pretendonin antikomunizmin, në të vërtëtë u shndërruan në mbartësit e fundit që në shoqëritë tonë respektojnë parimet komuniste të izolimit të të tjerëve dhe të luftës klasore të të ndryshmëve të tyre. Këto koncepte asnjëherë nuk u pranuan nga ne, prandaj ne votohemi në masë.

Eshte nje kenaqesi e vecante per mua te komunikoj ketu se tashmë Shqipëria është përfshirë në një axhendë të përcaktuar qartë reformash të cilat synojnë që ta përafrojnë realitetin tonë me atë të Europës së Bashkuar. Pas me shume se pese shekujsh ndarjeje te dhuneshme, ne po i kthehemi atij ambjenti te cilit i perkasim natyrshem: Europes. Kjo axhendë angazhimesh konkrete konsiderohet nga ne si rezultat i perpjekjeve te paimagjinueshme te klases politike shqiptare dhe te mbare popullit tone ne pergjithesi per te permbushur detyrimet dhe per te arritur kete shkalle standartesh te reformave demokratike ne vendin tone. Eshte gjithashtu produkt i nje klime te re politike qe ne po perpiqemi te imlementojme ne Shqiperi pas nje periudhe te gjate konfliktualiteti jo produktiv, konfliktualitet ku nderthurreshin papjekuria politike dhe karakteri i veshtire ballkanik. Ne shpresojme se ne kete klime te re politike mature, në krijimin e së cilës roli i PSSH-së ka qënë determinant, te senderzojme me mire dhe me ritme me te larta reformat e kerkuara te institucioneve, duke filluar nga ai i zgjedhjeve të lira të standarteve perëndimore; te prosperojme vendin permes strategjive afatgjata duke i ndare me mire detyrat mes pozites dhe opozites, ashtu sikunder i takon te behet kjo gje ne nje vend demokratik. Besimi me te cilin e priti kete ripozicionim të politikës sonë opinioni i gjere shqiptar, eshte prove se edhe presioni i ketij opinioni ka dhene ndihmesen e vet ne kete arritje. Nga ana tjeter ne nuk mund te mos vleresojme këtu edhe kontributin e partnereve tane te institucioneve europiane. Prezenca e tyre dhe bashkëpunimi partnerial i yni me ta është pjesë e aksionit tonë të përbashkët për t'u bërë pjesë e zhvillimeve globale. Rezultatet e para te kesaj klime te re jane tashme te prekeshme: ne kemi nje president konsensual duke kapercyer nje nga krizat me te mundeshme kushtetuese te vendit, ne kemi një kod të ri elektoral ku janë reflektuar vërejtjet e OSBE-ODHIR, ne kemi tashme nje angazhim te pergjithshem te strukturave te shtetit, shoqerise civile dhe drejtesise persa i perket luftes kunder trafiqeve, kontrabandes dhe informalitetit ne ekonomi, por jo vetem ne ekonomi. Ne po punojmë nën slloganin: Një drejtësi e organizuar përballë krimit të organizuar! Dhe në këtë luftë ne kemi gjetur mbështetje të plotë të fqinjëve dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë. Bazuar në principin e bashkëpunimit të hapur dhe transparent ne tashmë kemi filluar bashkëpunimin jo vetëm politik, por edhe mes strukturave të forta të shtetit me të gjithë fqinjët tanë. Këto të gjitha janë prioritete të programuara qeverisëse të Partisë Socialiste në pushtet prej gjashtë vitesh në Shqipëri.

Ne, përfaqësuesit e së majtës ballkanike, vijme ne kete takim nga realitete te cilet gjithnje e me shume po behen te ngjashem jo thjesht per faktin e thjeshte se jane realitete ballkanike, por sepse jane tashme, pavaresisht veshtiresive te kuptueshme, pjese e sistemeve te hapura e demokratike. Nëse do të bëja një ekspoze të shkurtër të situatës në të cilën ndodhen shqiptarët në rajon, pa dashur aspak të marr poza paternaliste, poza të cilat janë të huaja për ne socialdemokratët, do të nënvizoja rolin moderator që ka luajtur dhe vazhdon të luajë Shqipëria dhe qeveria e saj në rajonin tonë. Që në krye të herës ne përcaktuam se do t'i përmbahemi me vendosmëri dialogut në vend të konfliktit, bashkëpunimit në vend të izolimit, multietnicitetin në vend të filozofive nacionaliste që kanë qënë shpesh burim i luftrave dhe konflikteve në rajonin tonë. Rezultatet kanë qënë të prekëshme. Tashmë roli i Shqipërisë dhe klasës së saj udhëheqëse politike është një zë që sjell moderitet dhe zgjeron frymën e bashkëpunimit. Ne kemi qënë promotorë dhe bashkëpunues aktivë të një vargu nismash rajonale. Tashmë Shqipëria i ka përfunduar marrëveshjet e tregtisë së lirë me të gjithë vendet e rajonit, edhe pse ka qënë e ndërgjegjëshme se këto marrëdhënie jo përherë kanë qënë me leverdi, të paktën për momentin, për sipërmarrjen tonë. Ne i kemi nënshkruar ato me bindjen se vetëm përmes konkurencës së hapur, edhe sipërmarrja shqiptare e cila vuan problemet e rritjes, do të aftësohet më mirë për të qënë e denjë si konkuruese e barabartë në tregun rajonal dhe atë europian, nesër. Marrëdhëniet tona kanë qënë dhe mbeten të shkëlqyera me dy vendet fqinjë Itali dhe Greqi, antarë te BE dhe janë shumë të mira e produktive edhe me Shkupin, me Prishtinën, Beogradin, Podgoricën e kështu me radhë, deri edhe me Bullgarinë dhe Rumaninë me të cilët ndajmë të njëjtat vizione europiane për të ardhmen e rajonit.

Nëse do hidhnim një vështrim shkarazi në hapësirat e tjera ku jetojnë shqiptarë do të vërenim sa më poshtë: Shpejtesia e pabesueshme me te cilen Kosova po rinderton institucionet demokratike qeverisese dhe ekonomine e vet jane nje prove e sigurt se aksioni nderkombetar kunder rregjimit komunist me tipare fashiste te Miloshevicit nuk shkoi dem. Përfshirja e Kosovës në proceset integruese europiane të mbarë rajonit, përben një ngjarje të rëndësishme për mbarë rajonin tonë. Ndersa ne shtetin fqinje te Maqedonise ishin shqiptaret ata qe me oferten e tyre dhe maturine e treguar pas përplasjeve, perballuan nje rrezik shperberjeje dhe ndihmuan qe edhe ky shtet te futet ne rrugen e progresit demokratik permes implementimit te marreveshjes historike te Ohrit, e cila pritet të eci më shpejt. Zhvillimet e fundit në këtë vend, mendojmë se janë një mbeturinë e kohërave të perënduara, por njëherësh duhet të shërbejnë si një provokim pozitiv për të përshpejtuar implementimin e marrëveshjes së Ohrit. Shqiptarët treguan se bashkepunimi dhe jo perplasja jane e ardhmja jo vetem e Maqedonise, por e krejt rajonit. Ne nje realitet edhe me bashkeveprues ndodhen shqiptaret e Malit te Zi. Pozicioni i tyre tregon se kur shqiptareve u eshte kerkuar bashkepunim dhe jo nenshtrim, ata e kanë dhënë këtë bujarisht. Pavarësisht vështirësive të çastit, shqiptaret tashme e kane percaktuar shtegun e te ardhmes se tyre: integrimin euroatlantik; Kjo e ardhme europiane ne menyre paradoksale eshte ne nje fare kuptimi nje rikthim te vetvetja, pasi historikisht i kemi perkitur kesaj ane te botes qe quhet Europe.

Me keto deklarime nuk kam aspak ndermend te perpiqem te diferencoj veten nga vendet e tjera te rajonit. Eshte nje kenaqesi e vecante edhe per mua te perseris se tashme i gjithe rajoni yne problematik eshte percaktuar qartesisht per nga integrimi euroatlantik. Sigurisht qe forcat nostalgjike te nje te kaluare jo te larget jane ende aktive, por ne veme re se krahu i forcave progresiste eshte gjithnje ne rritje dhe votohet cdo dite e me shume. Kjo eshte shenje e sigurt se nje e ardhme tjeter na pret dhe te gjithe jemi te ndergjegjshem se cdo hap qe hedhim perpara ne kete integrim i heq terren te kaluares sone konfliktuale. Shfaqjet e saj, dua të besoj, më së shumti janë mbeturina të një kohe të perënduar dhe diku-diku shfaqen edhe si paaftësi e qeverisësve për të përballuar trysninë e reformave integruese. Këtu, tek ne, në Ballkan, sikiundër edhe në rajone të tjera të botës, projektimi i përgjegjësive tek të tjerët, mundesisht tek fqinjët, është një sëmundje e vjetër e politikës.

Tashme e gjithe bota e civilizuar ka identifikuar nje armik te madh te perbashket: terrorizmin ndërkombëtar dhe burimet që e ushqejnë atë. Ne, duke qene pjese e kesaj bote jemi rreshtuar qysh ne castet e para ne koalicionin e madh te popujve kunder ketij terrorizmi. E, pikerisht ne kete angazhim te madh, sherrnajat e vogla, product edhe i moskomunikimit apo i trashegimive tona, nuk bejne gje tjeter vecse zvogelojne rendimentin tone ne kete aksion te perbotshem te kesaj shoqerie te hapur e demokratike te shkembimit te lire te vlerave. Kur ne u rreshtuam në këtë koalicion nuk bëmë aspak një përzgjedhje mes Europës dhe Shteteve të Bashkuara, të cilët, pavarësisht debatit politik, mbeten dy aleatë të rëndësishëm dhe jetikë për të ardhmen e Shqipërisë dhe të rajonit. Në këtë përcaktim një ndikim të veçantë pati sidomos kujtesa jonë popullore përsa u përket rregjimeve totalitare, sic ishte edhe ai i Sadamit.

Të dashur shokë,

Gjatë takimit të sotëm ne kemi rast të diskutojmë për probleme të shumta dhe të përbashkëta. Këto probleme janë tashmë të përbashkët, pikërisht sepse edhe realiteti dhe zhvillimet po bëhen gjithnjë e më globale, sepse në këtë realitet, pavarësisht problemeve, individi ndjehet gjithnjë e më shumë pjesë e tij. Në këtë realizim ne shohim edhe përmbushjen e një prej idealeve të socialdemokracisë dhe punojmë çdo ditë për të.

Pune te mbare!

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›