Duke kujtuar Sotir Cacin
Qysh para se të emërohesha në Ndërmarrjen e Botimeve, (ku bënte pjesë atëherë ajo që u quajt më vonë shtëpia botuese "Naim Frashëri"), emrin e S.Cacit e kisha hasur në shtyp e në botime dhe hynte në ata emra për të cilët kisha nderim të veçantë. Ashtu e re siç isha, e përfytyroja të moshuar. Por kur pata rastin ta njoh, pashë se Sotir Caci ishte një burrë i ri 40-vjeçar, që dukej edhe më i ringa temperamenti e gjallëria e tij e natyrshme.Ishte një fat për mua, e sapodalë nga bankat e shkollës, të kisha mundësi të punoja me figura të tilla siS.Caci, L. Poradeci, M.Kuteli, V.Kokona, S.Luarasi etj. Ishte një shkollë e dytë puna në këtë punishte të librit, të fjalës, të letërsisë siç ishteredaksia e përkthimeve. Diskutimet që dëgjoja të bënin kur takoheshin në redaksi, ishin vërtet një kënaqësi e madhe dhe me përfitim të madh. Përkthyesit kishin leje të punonin në shtëpi, por herë pas here vinin në Ndërmarrje, qoftë për ndonjë mbledhje a detyrim si nëpunës, qoftë edhe për të shkëmbyer ndonjë mendim mes kolegësh, për veprat që kishin në duar, për ndonjë problem të përkthimit. Shkëmbimi më i frytshëm i mendimeve lidhur mepërkthimin ishin diskutimet që bëheshin për një vepër të caktuar të një përkthyesi të caktuar. Këto diskutime u vlenin të gjithë pjesëmarrësve si leksione të vërteta lidhur me teorinë dhe praktikën e përkthimit. Por i vlenin veçanërisht vetëpërkthyesit për të përmirësuar cilësinë e punës, si edhe për të qenë syhapët ndaj kurtheve që të ngre ky proces pune, kuvazhdimisht gjendeshmes dy dashurish: nderimit për gjuhën tënde dhe nderimit për gjuhën, stilin, artin e shkrimtarit a poetit të cilin po ia jep lexuesit.
Sotir Caci i kishte të vetvetishme dashurinë dhe nderimin për shqipen. E kishte krejt të natyrshme larminë e shprehjeve,pasurinë e fjalorit, të ushqyer së pari ngae folmjae bukur e vendlindjes së tij, Borovës, e pastaj nga njohja e letërsisë shqipe dhe e autorëve shqiptarë e atyre të huaj të përkthyer. Këtë pasuri gjuhësore dhe shije të hollë për letërsinë ai e përcolli pastaj te lexuesit shqiptarë me përkthimet që bëri ngaletërsia e madhe botërore. Njohja e mirë e frëngjishtes dhenjëkohësisht e vargut të shqipes, të bien në sy sidomos në përkthimin e poezisë, e cila dihet se është më e ndjeshme ndaj zgjedhjes së fjalës. Sotiri ka dëshmuar shijen e tij të hollë në përkthime të tilla madhore siç janë majat e krijimtarisë poetike të një Hygoi, që konsiderohetkulmi i poezisë franceze të të gjithakohëve. Qoftë edhe vetëm "Ndëshkimet" të kishte përkthyer S.Caci dhe do të meritonte të mbetej njëemër i shquar nëpërkthimet shqipe. Nuk është vendi për një shqyrtim të hollësishëm të variantit shqip të kësaj vepre madhore, por nuk mund të rrimë pa përmendurdisa arritje. Ajo që është kryesore kur përkthen këtë vepër është të ruhet forca e shprehjes, madhështia e vargut, ritmi dhe rima e goditur, përshkallëzimi në rritje i efekteve emocionale deri në përmbylljen përfundimtare, që vjen si një gjëmim. Të gjitha këto i ka ruajtur përkthimi në gjuhën tonë. Do të përmendja madje vargje ku është shtuar forca e origjinalit. Plaine morne, (fushë e zymtë)) e quan Hygoi Uaterlonë. Fushë-varr Sotiri. Origjinali i quan: të mëdhenj, ushtarët e gardës së Napoleonit. Përkthimi: trima mbi trima! Origjinali: D`un côté c`est l`Europe de l`autre la France. Përkthimi: Në njërën anë Franca, matanë Evropa tok. (një Francë e vetme kundër tërë një Evrope që ka bashkuar forcat: pra tok.) Nuk e di në mund të tejkalohetpërkthimi ikëtyre vargjeve:
Uaterlo! Uaterlo! Uaterlo! Fushë-varr!
Posi ujët që vlon në një enë mbi zjarr,
Në cirkun tënd prej pyjesh, luginash e bregoresh,
Vdekja e zbehtë trazonte atë gjëmë taboresh.
Në njërën anë Franca, matanë Evropa tok.
Dyluftim i përgjakshëm! Heronjtë i le, o Zot!
Dezertove, o Fitore, medet! dhe Fati u lodh.
O Uaterlo! Po ndalem me sytë mbushur lot,
Sepse këta ushtarë të luftës s`fundit qenë
Trima mbi trima! Ata ngadhnjyen tërë dhenë,
Përmbysën njëzet mbretër, kaptuan male e dete,
Dhe shpirti u këndonte si një kushtrim trumbete!
Fjala ka gjeturvendin e duhur. Rimat, të natyrshme, të pasforcuara, të lënë përshtypjen se vargjet janë shkruar në origjinal, në shqip. Të rrëmbenkadenca e një katërmbëdhjetë rrokëshi madhështor e tronditës. Ke dëshirë t`i lexosh e t`i rilexosh, t`i recitosh përmendësh.
Përmenda vetëm Ndëshkimet. Por në sapoezi të tjera vërejmë se si përkthimi ia ka dalë të forcojë më tej efektin e origjinalit. Siç ndodh te poezia Spleen e Bodlerit: në origjinal: qielli shtyp shpirtin si një kapak ( Quand le ciel bas et lourd pèse comme un couvercle). Përkthimi: Kur qielli shtyp si qivur i përmbysur. - Nën një qivur të përmbysur të merret fryma më keq sesa nën një qiell të ulët e të rënduar.Krahas poezive depresive të Bodlerit dhe vargjeve romantike të Lamartinit, po me kaq efekt napërcjell përkthyesi ironinë e humorin e këndshëm të komedive të pavdekshme në vargje të Molierit, etj.
Nuk po flas për përkthimet e shumta të S.Cacit në prozë, që nga Balzaku, Dodeja, Tolstoi, Çehovi, deri te Gorki, Shollohovi, Moris Dryonietj., që e kanë edukuar lexuesin shqiptar me një ndjenjë të hollë gjuhësore, letrare e artistike. Temperamenti i gjallë i ndjehetpërkthyesit edhe në prozën e tij, dhe kjo bie në sy sidomos në dialogjet. Qoftë në sallonet e Petërburgut qoftë në ato të Parisit, shqipja e Sotir Cacit ndjehet "si e shtëpisë". Fjalët e qëmtuara me kujdes e dashuringa gurrae fjalorit të shqipeskanë sjellë një pasuri të paçmueshme për lexuesin e djeshëm e të sotëm, dhe këtij të fundit s`i mbetet veç të ketë dëshirën për të përfituar.Megjithatë, do të doja ta vija theksin më shumë te përkthimet poetike, sepse rinia sot, për fat të keq, i është larguar poezisë. Në shkollat mësimi i poezisë nuk është i mirëpritur nga nxënësit. Dhe as që bëhet fjalë për të mësuar ndonjë poezi përmendësh.
Përkujtimi i figurave të shquara duhet të vlejë jo thjesht për t`i nderuar ata, por për t`i sjellë në jetë në ditët e sotme me veprat e tyre. Për të sensibilizuar lexuesin për këto. Për të shqyrtuar mënyrat se si mund t`ia bësh të njohur rinisë një punë të bërë me frymëzim, mund e talent. Le të jepen tituj e dekorata. Nuk janë këto që do ta gëzonin vërtet një krijues. Gëzim është kur vepra jotesiguron një vazhdimësi admirimi në brezat.
Ajo që duhet të ndiejmë sot duke lexuar përkthimet e S.Cacit është se, sidoqë u mbush një çerek shekulli që ai s`është më, dhe jeta për të nuk qe fushë me lule, prapë mund ta kemi zili. Sepse nuk është fat i paktë të kesh mundësi të ndeshesh me viganë dhe, falë punës e aftësive të tua,t`ia dalësh t`i përballosh.