Toni Bler kapet pa biletë në tren
Ka fituar me shume se 600 mije euro ne me pak se nje vit, por eshte kapur nga kontrollori i nje treni pa bilete e madje pa para ne xhep per te paguar gjoben.
Toni Bler, i cili sapo ka marre me qera nje kat te tere te nderteses American Colony ne Jeruzalem per ta kthyer ne shtabin e vet te pergjithshem si i derguar i katershes per Lindjen e Mesme, ka bere nje figure te keqe ne trenin qe lidh Londren me Aeroportin e Hithrout.
Kur kontrollori i kerkoi bileten, ish kryeministri britanik eshte dashur te pranoje qe nuk e ka prere ate dhe kur ju vu nje gjobe prej rreth 20 eurosh, ai rrefeu se nuk kishte asnje cent ne xhep. Ne ate moment, truproja e tij u ofrua qe te paguante detyrimin e Blerit me hekurudhen, por sipas te perditshmes Daily Mail, kontrollori ka preferuar qe te lejoje me mire qe ish kryeministri te udhetonte pa bilete.