E Hënë, 2 Nëntor 2026

"Onufri" - Kadare, Çmimi i Bibliofilisë

 

Shtëpia botuese "Onufri" me dy vëllimet e para të opusit të shkrimtarit Ismail Kadare është fituese e Çmimit Kombëtar të Bibliofilisë "Lumo Skëndo". Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit, dje më 23 prill, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare organizuan dje ceremoninë e dhënies së çmimit i cili iu dorëzua botuesit Bujar Hudhri nga ministri i Kulturës, Ylli Pango. Drejtori i Bibliotekës Aurel Plasari i cili kryeson jurinë e Çmimit "Lumo Skëndo" bëri të ditur se ndër katër 3 kanditatët e tjerë për çmim, shtëpitë botuese "Ideart","Ombra" dhe "Toena", "Onufri" fitoi pas vendimit që doli nga votimi i fshehtë. Duke marrë çmimin, botuesi Hudhri tha se asnjëherë nuk kishte menduar për një çmim si ky sepse puna me librin dhe sidomos botimi prej vitesh i një autori si Ismail Kadare. Në Shqipëri një traditë e tillë nuk ka ekzistuar ndaj kremtimi i kësaj dite dhe akordimi nga ana e MTKRS dhe Bibliotekës Kombëtare i çmimit për librin më të mirë të vitit është një tregues i drejtpërdrejtë i përkujdesit të institucioneve shtetërore në fushën e librit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›