E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falimentimi i Greqisë, i pashmangshëm

Nga Express më 25 korrik 2011 në ora 13:00

Falimentimi i Greqisë duket se është një gjë e pashmangshme – të paktën kështu mendon shoqëria që kuoton aftësitë për marrjen e borxhit, “Moody’s”.

Norma e përcaktuar për Greqinë tregon se vendi mund të shkojë drejt falimentit financiar, pavarësisht se BE dhe FMN ka miratuar paketën e dytë të ndihmës.

Vlerësimi është ulur me tre pikë nga Ca në Caa1 dhe tashmë vetëm dy pikë e ndajnë nga falimenti.

Agjencia mendon se programi i ndihmës nuk do ta shpëtojë Greqinë, duke përcaktuar se kjo vetëm do të rrisë detyrimet e qeverisë greke, e cila nuk do të jetë në gjendje të kthejë borxhin.

Ndihmat e Greqisë janë në formë borxhi me kohëzgjatje deri në 30 vite.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›