Një përfaqësues i Phenianit ftohet në SHBA

Nga Express më 25 korrik 2011 në ora 13:30
Një përfaqësues i Koresë së Veriut është ftuar në SHBA, për bisedime për rifillimin e negociatave ndërkombëtare bërthamore.
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, tha se një ftesë i është bërë zëvendësministrit të jashtëm Gvan Kim Kye, për të vizituar New Yorkun.
Ftesa u njoftua se erdhi pasi që ministrat e Jashtëm të Kores së Veriut dhe asaj të Jugut zhvilluan bisedime të papritur në Indonezi, në margjinat e një forumi të sigurisë aziatike, në të cilën mori pjesë edhe Clinton.
Vizita e Kimit do të shënojë rinisjen e dialogut SHBA-Kore e Veriut, 19 muaj pasi Stephen Bosworth, i dërguari i SHBA-së për çështjet gadishullin Korean, vizitoi Phenianin në dhjetor të vitit 2009.