Duke menduar të pamendueshmen në Europë
Kembrixh – Kur Greqia u shpëtua nga një bashkim i eurozonës-FMN në maj ishte e qartë që marrëveshja kishte vetëm një afat të përkohshëm. Tani pjesa tjetër wshtw dorëzuar. Me problemet e Irlandës që kërcënojnë të përhapen në Portugali, Spanjë, madje dhe në Itali, është koha për të ri-menduar realizueshmërinë e bashkimit monetar të Europës.
Këto fjalë nuk janë të lehta duke qenë se unë nuk jam euroskeptik. Ndryshe nga të tjerët, si kolegu im i Harvardit, Martin Feldstein, i cili argumentoi që Europa nuk është një sipërfaqe monetare natyrale, unë besoj që bashkimi monetar ka kuptim të plotë në kontekstin e një projekti europian më të gjerë që theksoi – dhe e bën akoma – ndërtimin e institucioneve politike pranë integrimit ekonomik.
Fati i keq i Europës ishte goditja nga kriza më e rëndë financiare që nga 1930 dhe është ende në gjysmë të rrugës përmes procesit të saj të integrimit. Eurozona ishte për integrimin e ndërkufitarëve dhe jo të shkaktonte gjymtime në ekonomitë kombëtare, por nuk është e integruar mjaftueshëm që të ketë kapacitetin institucional që nevojitet për menaxhimin e krizës.
Duke konsideruar se çfarë ndodhi kur bankat në Teksas, Florida, ose Kaliforni dhanë kredi të këqija që kërcënuan mbijetesën e tyre. Nëse bankat janë thjesht jo likuide, Rezerva Federale në Uashington është gati të veprojë si huadhënës i fundit. Nëse gjykohet që ato janë të paafta të paguajnë, atëherë atyre i lejohet falimentimi ose të merren përsipër nga autoritetet federale, depozitarët e të cilëve janë nga korporata e depozitës federale të sigurimit.
Në mënyrë të ngjashme, në rast falimentimi ligjet federale dhe gjykatat janë të gatshme të gjykojnë pretendimet midis kreditorëve dhe e bëjnë këtë pa lidhje me kufijtë e shtetit. Pa marrë parasysh rezultatet, borxhi privat nuk është i socializuar nga qeveritë e shteteve(por nga qeveria federale), dhe nuk kërcënon financat publike në nivel shtetëror.
Qeveritë e shteteve nuk kanë fuqi ligjore të shfuqizojnë kontratat e borxheve vis-a-vis nga kreditorët e shtetit dhe nuk kanë nxitje për ta bërë këtë(të japin ndihmën që ata marrin nga qeveria federale). Kështu edhe në agoninë e një krize financiare, bankat dhe firmat jo-financiare mund të vazhdojnë të huazojnë nëse bilancet e tyre janë të shëndosha dhe të pakontaminuara nga “rreziku sovran” i qeverisë së shtetit të tyre.
Ndërkohe, qeveria federale përbën një thelë të mirë të rënies në të ardhurat e shtetit duke transferuar ose reduktuar taksat. Punëtorët mund të lëvizin lehtësisht në shtete të stërvitura pa u shqetësuar rreth ndryshimeve të gjuhës ose pa pësuar tronditje kulturore. Pothuajse gjithçka ndodh automatikisht, negociatat kontestimore midis guvernatorëve te shtetit dhe zyrtarëve federalë, ndihmës nga FMN, ose duke vënë në pikëpyetje ekzistencën e Shteteve te Bashkuara si një njësi ekonomike e politike e unifikuar.
Kështu problemi i vërtetë në Evropë nuk është që Spanja ose Irlanda kanë huazuar shumë, ose që borxhet e tyre qëndrojnë në bilancin e bankave kudo nëpër Europë. Pas te gjithave, kujt i intereson rreth deficitit të llogarisë rrjedhëse të Floridas- ose madje dhe të dijë shumën?Jo, problemi i vërtetë është që Evropa nuk ka krijuar institucione të bashkuara që një treg financiar i integruar kërkon.
Kjo reflekton mungesën e institucioneve politike adekuate në qendër. Bashkimi Europian na ka dhënë mësime te vlefshme këto dekadat e fundit: në fillim, integrimi financiar kërkon eliminimin e paqëndrueshmërisë midis monedhave kombëtare; pastaj, zhdukjen e rrezikut së kursit të këmbimit me valutat kombëtare; dhe tani, ai bashkim monetar është i pamundur, midis demokracive, pa bashkimin politik.
Duhej të pritej që anës politike të ekuacionit do t’i duhej kohë të zgjidhej. Është e lehtë të fajësojmë politikanët europianë për mungesë udhëheqjeje. Por na lë ne të mos nënvlerësojmë rëndësinë e detyrës që kanë marrë përsipër qeveritë europiane.
Në fakt, analogu më i afërt me të është eksperienca historike e Amerikës me ndërtimin e republikës federale. Për aq gjatë sa amerikanët luftojnë për “të drejtat e shteteve”- dhe në të vërtetë Lufta Civile – tregon, që duke krijuar një bashkim politik jashtë koleksionit të njësivë vetë-qeverisëse vështirë se është një proces i butë ose i shpejtë.
Shtetet natyrisht ushqejnë sovranitetin e tyre. Akoma më keq, vetë bashkimi europian mund të jetë fans i nacionalizmit dhe integrimit politik të rrezikshëm. Ai vendoset me forcë në institucionet e çdo vendi(në presionin e shteteve europiane me mirëqenie), në fyerjen e racave të huaja(dëshmitar i suksesit të kohëve së fundit të partive anti-imigruese), dhe e bën krizën financiare origjinuese nga jashtë vendit më të lirë dhe më të afërt(si situata aktuale e bën gjithçka më të qartë).
Për fat të keq, mund të jetë vonë tani për eurozonën. Irlanda dhe vendet jugore të Evropës duhet të reduktojnë barrën e borxhit të tyre dhe duhet të rrisin në mënyrë të mprehtë konkurrencën e tyre ekonomike. Është e vështirë të shikosh se si ato mund të arrijnë synimet e tyre ndërsa mbesin në eurozonë.
Nxjerrja nga balta e Greqisë dhe Irlandës është lehtësuese vetëm përkohësisht:ato nuk bëjnë asgjë që të zvogëlojnë borxhet dhe ato nuk e kanë parandaluar sëmundjen ngjitëse. Për më tepër, ashpërsia fiskale që ato urdhërojnë, vonon shërimin e ekonomisë. Idea që reformat strukturore dhe tregu i punës mund te kenë një rritje të shpejtë, nuk është gjë tjetër veçse një vegim.
Edhe nëse Gjermania dhe kreditorët e tjerë pranojnë në heshtje një ristrukturim - jo nga 2013, si Kryeministrja gjermane Anxhela Merkel ka kërkuar, por tani – ekziston problemi i mëtejshëm në rivendosjen e konkurrencës. Ky problem është ndarë nga të gjithë vendet e deficitit, por është akut në Evropën jugore. Anëtarësimi në të njëjtën zonë monetare si Gjermania do të dënojë këto vende me vite deflacioni, papunësi të lartë dhe çrregullime politike në vend. Një dalje nga eurozona në këtë pikë mund të jetë i vetmi opsion realist për shërim.
Një thyerje e eurozonës mund të mos e dënojë atë përgjithmonë. Vendet mund të bashkohen dhe mund të jenë të besueshëm kur rregullatori fiskal dhe parakushtet politike të jenë në rregull. Për momentin, eurozona mund të ketë arritur pikën ku një divorc miqësor është një opsion më i mirë sesa vite rëniesh ekonomike dhe ashpërsie politike.
*Dani Rodrick është Profesori i ekonomisë politike në Universitetin e Harvardit, shkollës së qeverisë John F. Kennedy dhe autor i Një Ekonomie, Shumë Recetave: Globalizimi, Institucionet dhe Rritja ekonomike.
Marrë nga “project syndicate.com”