Dule: Në Shqipëri mungon demokracia
Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, kujtoi para protestuesve premtimet dhe deklaratat parazgjedhore se zgjedhjet e 28 qershorit ishin një moment delikat për Shqipërinë, por rezultoi që standardet nuk u plotësuan pasi në Shqipëri mungon demokracia. "Shqipëria është në momentin më delikat të këtij procesi. Thamë se duhet të konsolidojmë shtetin e së drejtës, së duhet të garantojmë ritme të larta ekonomike, por edhe sikur të kishim sistemin më të mirë, kur s‘kemi demokracinë, çfarë kuptimi do të kishte", u shpreh Dule. Ai theksoi se kërkesa për hapjen e kutive është një e drejtë që i takon zgjedhësve.