E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majko: Me protestat nis puna e opozitës

Një prej personazheve me rëndësi në historinë e PS, deputeti Pandeli Majko, i mëshoi fort nevojës për hapjen e kutive të votimit, ku, sipas tij, fshihet e vërteta e 28 qershorit.

"Sot, institucionet e shtetit shqiptar ngjajnë me kutitë e pahapura të votës së lirë të shqiptarëve. Sot, kjo godinë është një kuti e pahapur, sot prokuroria është një kuti e pahapur, drejtësia është një kuti e pahapur. Ne nuk mund të lejojmë që fati i Shqipërisë të mbyllet në kutinë e Sali Berishës", tha Majko. Kjo protestë, sipas Majkos, është nisja e punës për opozitën, duke kërkuar votën e lirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›