Veliaj: Tani është ora e rezistencës
Kreu i G99, Erjon Veliaj, e ka nisur fjalën e tij me thirrjen "ku është vota ime". Ai falënderoi të gjithë qytetarët e pranishëm në tubim. Veliaj u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen në atë që ai e quajti, ora e rezistencës qytetare. "Ne besojmë se potenciali i këtij vendi është i parealizuar, besojmë se më 28 qershor nuk humbi opozita, por Shqipëria. Jam i sigurt që ne nuk kemi humbur njëri-tjetrin. Shqipëria e ndershme është ende në këmbë dhe do të rezistojë. Sot nuk fillon vetëm rezistenca qytetare, por edhe solidarizimi qytetar", u shpreh Veliaj.
Ndër të tjera, kreu i G99 ftoi qytetarët të bashkohen në aksionin e radhës të opozitës, kundër Televizionit Publik Shqiptar.
Ndër të tjera, kreu i G99 ftoi qytetarët të bashkohen në aksionin e radhës të opozitës, kundër Televizionit Publik Shqiptar.