Xibri: Minatorët duan hapjen e kutive
Fiqiri Xibri, kreu i Sindikatës së Minatorëve, shprehu dje në protestë mbështetjen për Partinë Socialiste dhe kërkesat e saj për të garantuar votën e lirë. Xibri sulmoi ashpër çiftin politik, Berisha-Nano-Meta, duke u shprehur se është një kuçedër me tre koka, që po i bën keq këtij vendi. "Ju sjell mbështetjen e minatorëve, të cilët në reflektim të marrëveshjes parazgjedhore për statusin e minatorëve votuan masivisht për PS dhe Edi Ramën. Ne jemi sot, nesër dhe gjithmonë një mbështetje e vendosur për çdo protestë dhe çdo nismë që do të marrë forumi për demokraci deri në hapjen e kutive të votimit. Meta dhe Berisha është çifti i turpit të semaforëve", deklaroi ai.