Legisi: Duhet të hetohen zgjedhjet si në 2005
Ish-përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ndre Legisi, foli dje në emër të të gjithë anëtarëve të kësaj partie që mbështesin protestën e opozitës për hapjen e kutive të votimit. Legisi kujtoi kërkesën e LSI në vitin 2005 për ngritjen e një komisioni hetimor për zgjedhjet e atij viti. "Jam sot këtu së bashku me Xhufin e Sabit Brokaj e shumë drejtues të tjerë të LSI për të kërkuar, ashtu siç kërkuam në 2005, hapjen e kutive të votimit për t‘i dhënë fund krimit elektoral dhe manipulimit të votave, siç ka ndodh në këto 18 vjet. Ne jemi sot këtu për të mos tradhtuar votat e majta që u vodhën nga Berisha dhe u trafikuan djathtas", u shpreh ai.