E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjinushi: Më 28 qershor u cenua besimi i popullit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, deklaroi se në zgjedhjet e 28 qershorit humbi besimi i popullit.

"Opozita është në Kuvend, tha ai, jashtë ka mbetur shumica, keni mbetur ju. Më 28 qershor nuk u vodhën partitë, por vota e popullit, nuk u cenuan mandatet tona, por besimi i popullit". Më tej, sipas kreut të PSD-së, hapja e kutive do të rikthente besimin e zgjedhësve te zgjedhjet. "Në Europë zgjedhjet janë demokratike vetëm kur populli beson te rezultati i tyre. Kush vjedh votën, vjedh pensionet, fondet publike, vjedh dhe vret minatorët, mashtron mësuesit, mjekët, policët dhe ushtarakët", tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›