E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dule: Nuk do të jem kandidat përballë Nanos

14/05/2005  Kongresi i PBDNJ mblidhet më 21 majKryesia e PBDNJ-se vendosi të mbledhë më 21 maj kongresin e partisë, ndërsa është hedhur poshtë propozimi, që kryetari i saj të jetë konkurrent përballë Nanos. Slogani i kësaj partie do të jetë "Me PBDNJ më afër Evropës". Sipas Vangjel Dules, ky është një mesazh, që buron nga vetë objektivat strategjike, që u formuluan në kongresin e fundit. Prej 14 vjetësh, në themel të partisë sonë qëndrojnë vlerat më të avancuara evropiane. Dëshirojmë të theksojmë se sigla e fushatës elektorale, ashtu edhe të gjitha qëndrimet tona postelektorale, si bashkëpunimet dhe në marrëveshjet e mundshme, ashtu edhe në aktivitetin politik, integrimi i vendit në BE dhe NATO, do të jenë pikat e referimit, rreth të cilave do të zhvillohen të gjitha çështjet, që kanë të bëjnë me ekonominë, shoqërinë, kulturën dhe të gjithë aspektet e tjera të jetës së vendit". Kreu i kësaj partie theksoi se në kongresin e 21 majit do të shpallen 100 kandidaturat e partisë. "Nuk besoj se kanë mbetur hapësira për marrëveshje paraelektorale. Qëndrimi ynë konstant ka qenë se marrëdhëniet ndërpartiake duhet të jenë gjithmonë marrëdhënie bashkëpunimi respekti të ndërsjellë dhe ballafaqimi alternativash. Nëse realitetet postelektorale në vendin tonë do të kërkojnë një parti, PBDNJ me peshën e vet të re në konfiguracionin e ri parlamentar të jetë në opozitë, natyrisht do të jetë në opozitë. Dule tha se Kryesia e PBDNJ hodhi poshtë kandidimin e tij përballë Nanos, në zonën 99, në Sarandë. Sipas Dules nuk është e moralshme që ai të kandidojë përballë një kryetari partie. Ndërsa ka konfirmuar se do të jetë i pari në listën e proporcionalit të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Vendimi i Kryesisë së kësaj partie do të zyrtarizohet vetëm në mbledhjen e kongresit, që do të mblidhet në datën 21. Në këtë takim do të zyrtarizohet dhe emri, që do të konkurrojë përballë Nanos në zonën 99 të qytetit të Sarandës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›