Tifozet, shantazh Interit?
14/05/2005 Hetimet mbi trazirat e euroderbit kanë zbuluar se tifozët ultras i kanë kërkuar lekë klubit për të pushuar trazirat
Nuk mbarojnë çudirat rreth Interit, sepse hetimet në lidhje me incidentet e derbit të pezulluar të Ligës së Kampioneve kanë zbuluar disa fakte tronditëse. Disa nga anëtarët e tifozerisë ultras së Interit, i kanë kërkuar lekë klubit, në shkëmbim të qetësisë nëpër tribuna. Për momentin, akoma nuk është bërë e ditur ndonjë e dhënë më e qartë, por prej disa ditësh Prokuroria e Milanos po merr në pyetje disa nga krerët e tifozerisë zikaltër. Ndërkaq, ditët e ardhshme do të jetë radha e drejtuesve zikaltër, ose më saktë e atyre drejtuesve që mbajnë përgjegjësi për marrëdhëniet e klubit me tifozerinë. Pra, ajo që ishte vetëm një hipotezë një ditë pas derbit të ndërprerë për shkak të sjelljes së dhunshme të tifozerisë zikaltër, është transformuar në një hetim gjyqësor të rëndësishëm. Ideja është që disa nga krerët e tifozëve ultras mund t’u kenë kërkuar drejtuesve të klubit ziklatër disa avantazhe ekonomike (bileta, udhëtime falas, lekë), duke lënë të kuptohej se nëse kërkesat e tyre nuk do të plotësosheshin, “San Siroja” do të kthehej në fushë beteje çdo të dielë, duke i sjellë dëme të mëdha ekonomike e imazhi Interit. Kjo linjë e re hetimi ka lindur pas hetimeve dhe pyetësorëve që ka zhvilluar prokuroria e Milanos në lidhje me ngjarjet e prillit të kaluar. Hetuesit janë të bindur se hedhja e objekteve në fushë, pas golit të anuluar Kambiasos, ishte një strategji e disa prej krerëve ultras, të cilët nuk bënë asgjë për të ndalur atë që po ndodhte. Përveç kësaj, duhet kujtuar se marrëdhëniet e tifozerisë ultras nuk kanë qenë asnjëherë të mira me klubin zikaltër, mjafton të kujtojmë se Ivanoe Fraicoli e braktisi drejtimin e klubit në vitin 1984, për shkak të kërkesave dhe presioneve që vinin nga tifozët ultras. Gjithashtu, edhe Ernesto Pelegrini nuk arriti të vepronte ndaj disa banderolave me karakter racist, pikërisht nga frika e shantazheve. Megjithatë, nga drejtuesit e klubit zikaltër ka ardhur i menjëhershëm përgënjeshtrimi për një shantazh të mundshëm nga ana e tifozëve ultras. Nëpërmjet një komunikate për shtyp, klubi zikaltër ka mohuar çdo lidhje të tillë me tifozerinë ultras, por duhet pritur fundi i hetimeve për të mësuar të vërtetën.