Pse kështu në Himarë
14/05/2005 Ne fundin e javes se shkuar, konkretisht te shtunen ne date 7 maj, me nje patriotin tim libohovit, u nisem per Sarande, duke preferuar rrugen e Llogorase, qe dihet se eshte sa e veshtire po aq edhe e bukur.
Natyrisht rruga qe kaluam kishte shume te papritura dhe shume ndryshime qe nga hera e fundit qe kisha qene, ne vitin 2003. Ne ate natyre te bukur, madheshtore, te eger dhe njekohesisht te brishte e delikate kishte filluar te ndjehej dora e njeriut te zote, njeriut punetor, njeriut qe do vendlindjen te bukur dhe te afte per te mbijetuar ne keto kohe te veshtira, madje dhe te mbrapshta.
Gezoheshe te shikoje ato ndryshime, ato zbukurime te natyres te mrekullueshme pa i prishur origjinalitetin..
Kishim vendosur te drekoheshim ne Himare dhe konkretisht ne hotelin «Panorama», por, per fat te keq tonin, nuk qe e mundur. Ne hotel po zhvilloheshin punimet e Kongresit te III te Shoqates «Laberia» dhe ishin mbledhur aty himariote, borshiote, kuçiote, qepariote, progonatas, tepelenas, salariote, libohovite, dukatas, smokthinjote, vranishtjote, gjirokastrite e tjere, rreth 250 vete. Gjithe sheshi ishte mbushur plot me vetura dhe autobusa.
Takuam plot te njohur, miq e shoke. Biseduam gjate dhe nga ata morem vesh se çfare kishte ndodhur aty ne Himare me delegatet dhe me kongresin e tyre. Ata na treguan kush e kush me pare se keta delegate leber, shoqata «Laberia» dhe kongresi i tyre, na kishin qene te «pa pranueshem» ne Himaren labe nga omoniste, vorioepirote te zones. Dhe te gjithe veprimet ishin kryer nen hunden dhe ndofta ne perputhje te plote dhe me qendrimin e kryetarit te bashkise, z.Vasil Bollano. Ne mure shtepijash, e veçanerisht ne muret e varrezave te Himares, ishin shkruar me germa greke se Himara eshte Greqi dhe me germa te perziera Jashte shoqata «Laberia» nga Himara, Shoqata Laberia s’ka vend ne Himare». Madje, «revolta» e ketyre omonisteve-vorioepirote u kishte ngritur mendjen te dergonin protesta ne Tirane tek OSBE, ndonese perfaqesuesi i saj ishte brenda ne kongres, te Presidenti i Republikes, te cilit emrin nuk ia dinin sakte, Kryeministrit, sa e sa ambasadave dhe natyrisht ne Athine shtetit grek e ndofta silogjeve ne Janine e Kostur.
Pse keshtu ne Himare?
A nuk e dine himariotet e zgjuar se gjithe Bregu i Detit Jonian eshte pjese e Laberise, se historikisht, por dhe sot e kesaj dite Himara, Qeparoi, Vunoi, Dhermiu, Kudhesi, Piluri jane toke shqiptare, ku lindin shqiptare, qe flasin dhe do te flasin perhere te herave shqip, qe kendojne labçe, shqiptarçe, qe qajne e qeshin ne vdekje dhe gezime vetem ne gjuhen shqipe.
Dhe ne qofte se ketyre omonisteve vorioepirote nuk i vjen per mbare dhe nuk duan te binden se Bregu i Detit Jonian eshte Shqiperi, eshte Laberi, po perpiqem te tregoj se ç’kane thene dhe ç’kane shkruar udhetaret dhe shkenctaret evropiano-amerikane, per Krahinen e Himares, per banoret e saj (himariotet), historine, zakonet, doket dhe veprimtarite e tyre duke filluar nga shekulli XIX, para dhe mbas se Greqia te krijonte shtetin e saj.
Disponoj ne biblioteken time librin e nje mjeku anglez, qe ne vitet 1812-1816, kishte qene kryemjeku i Flotes Britanike ne Mesdhe dhe qe me vone u be mjeku i mbretereshes se Anglise. Ai ishte dr.Henry Hollandi Ph.D.( 1778-1873) dhe libri i tij titullohet «Travels (Udhetimet) in Ionian Isles, Albania, Thessaly and Macedonia » qe ishte botuar ne Oxford me 1815.
Libri, siç shihet nga titulli, pershkruan udhetimet e tij ne viset e permendura, tregon per njerzit, zakonet, ngjarjet dhe vleresimet e tij. Eshte nje veper e rendesishme e Albanologjise.
Kur ishte pyetur ky shkenctar, mjek, natyralist, filozof pse kishte deshiruar e preferuar te udhetonte neper keto vende, ai ka treguar si vijon: Duke qene me sherbim ne Malte, neper vendet publike, neper rruge e kudo ai ndeshte perdite malteze, italiane, greke, arabe, mesdhetare qe benin zhurme, duke folur me ze te larte dhe me shume gjeste, qe qeshnin dhe ziheshin shpesh.
Ne kete mori kozmopolite njerezish, dr.Hollandi dallonte disa grupe burrash te moshuar, te veshur me fustanella, me guna, me qylafe te bardhe, me çibuqe te gjate, qe rrinin se bashku, duke folur nje gjuhe qe nuk ishte as italisht, as greqisht, as ndonje gjuhe qe ai njihte. Duke pyetur shoqeruesit e tij, ai mori vesh se ata burra te nderuar ishin shqiptare nga Krahina e Himares (Chimmara siç e shkruan Hollandi).
Ata kishin mbetur te shperndare ne Malte, Siçili, Kalabri dhe deri ne ishullin Lipari, mbasi Regjimenti i Gardes Mbreterore i «shqiptarve» (siç e emertoi Hollandi fq.113) i Oborrit te Mbretit te Napolit, Ferdinandit, ishte shperndare nga ushtria e Napoleon Bonapartit. Ky regjiment me nje moshe mbi 400-vjeçare ishte krijuar qysh ne kohen e Skenderbeut.
Keta njerez e mahniten dr H.Hollandin, ndaj edhe ai vendosi te shikonte atdheun e tyre, viset ku ata ishin rritur dhe edukuar, ku ata ishin bere burra trima te çartur, Shqiperine Jugore Bregdetare, qe lagej nga Deti Jonian.
Hollandi shkruante se ka vizituar Shqiperine Jugore nga Preveza e Janina deri ne Apolonine e Fierit. Ne liber shume flitet per Ali Pashe Tepelenen, kardhiqotet, suliotet, por edhe per bregdetasit e Himares. Ai kurdohere i trajton si race e paster shqiptare, me fizionomi, gjuhe, zakone, doke, folklor te njejte, ne ndryshim me dropullitet, me vurgejotet e Delvines, qe ai i emerton greke «te paster etnikisht» te ardhur ne ato zona bujqesore, per te punuar tokat, te cilat ngelnin pa u punuar nga shqiptaret blegtore e ushtarake.
Dhe ne kete konkluzion, perveç hulumtimeve personale, ai i referohet studimeve te nje udhetari tjeter anglez William Leake-s. Ata shkruajne se:
«Tiparet e shqiptarve, balli i tyre i ngushte, syri i gjalle bojehiri, vetullat me hark, mollezat e dala dhe mjekra me maje jane ato tipare qe i kishte ndeshur nga Himara e deri ne Maqedoni, nga Preveza e deri ne Vlore e Apoloni».
Eshte interesant fakti tjeter qe permendet nga anglezet se kur banoret e provincave te tjera te Perandorise Osmane pyeten se ç’jane, ata pergjigjen: «jemi muhamedane» ose «jemi te krishtere», ndersa banoret e ketyre viseve, qe nga Himara e deri ne Follorine pergjigjen: «Jemi shqiptare».
Ata shkruajne: «Dashuria per atdhe, trimeria, guximi, kembengulja, durimi, heroizmi ne lufte, urrejtja per armikun etj., si deshmi keto te atdhetarizmit me te flakte ishin tiparet qe karaktetrizonin shqiptaret kryengrites te trevave himariote, qe u ngriten me arme ne dore kunder sunduesit te urryer osman, te cilet preferojne te rrojne e te mbajne frymen me rrenjet e drureve dhe kurre te mos dorezohen, derisa, me ne fund, fale kembenguljes se tyre, te drobisin e te shperbenin edhe ushtrine me te fuqishme dhe me trime. Ishin keto cilesi dhe virtute te shquara shqiptare te himarioteve, qe i dhane atyre famen me te larte luftarake te Perandorise Osmane, kur sherbenin ne Napoli, ne te dy Siçilite, ne More, ne Siri, ne Tarabulluz e gjetke.
Hollandi e anglezet e tjere si Hobhous-i (baroni Broughton) (1786-1869),Hughes-i (1788-1865), Spencer-i (1808-1889) kishin vene re gjithashtu se keta ushtare himariote «pavaresisht nga pamja e tyre e ashper, ishin jashtezakonisht te bute, shpirtemire dhe me sjellje te mira» dhe se ata «tregonin nje kureshtje te vazhdueshme, por ne asnje rast te bezdishme» dhe pse ata “ flinin me kobure nen jastek» dhe pse kishin nje te ecur karakteristike, krenare e madje sfiduese «shqiptare», te cilen «kush e ka pare nje here ne jeten e tij, nuk mund ta harroje asnjehere».
Shqiptarin e Bregut te Detit Jon udhetaret angleze e kane vezhguar dhe hulumtuar edhe ne aspektin e kultures materiale.
Ja se ç’thone ata, konkretisht Edward Lear (1812-1888)
ne librin e tij «Journals of a landscape painter in Albania »
Ne Himare, ne Vuno, ne Dhermi dhe ne fshatrat e tjera te Bregut ai ka gjetur shtepi, qe ne shumicen e tyre i kujtonin atij shtepite e kalabrezve arbereshe, po ashtu edhe shtepite e malesorve te lire te Mirdites, te ndertuara prej guri dhe te vendosura ne pjerresira ose mbi shkembinj te thepisur qe ngjajne si fortesa te vogla. Shtepite e tyre-shkruan E.Lear-i ne faqen 263, si çdo shtepi fshatare shqiptare perbehet zakonisht nga dy dhoma, « ne njeren prej tyre ata mbajne miser te varur ne tavan ose rrush, te cilin e sperkasin me kripe per ta ruajtur. Ne shumicen e shtepive te himarioteve gjen « dhoma me mure te paster, te lyer me gelqere », « rafte me pjata e qelqurina, karrige, krevate, dollape dhe asnjehere nuk mungonin tavanet e zbukuruara me shume shije me rrush te thate, te varura modele-modele si edhe sepetja e plaçkave te grave te shtepise”.
Ushqimi i te gjithe shqiptarve eshte pergjithesisht me nje diete te kursyer, por, pa mohuar dashurine dhe kujdesin e shqiptarit per armen e tij, nuk mund te pranohet fakti qe kete kursim e bejne per te perballuar blerjen e armeve per vete e per familjen, por nga gjendja e veshtire ekonomike.
Megjithate, duhet vene ne dukje se sa here qe i zinte nata keta udhetare ne shtepi te zakonshme shqiptare, himariote apo tepelenase, gjirokastrite apo dibrane, ata priteshin me bujarine karakteristike shqiptare dhe amvisat gatuanin ate çka kishin ne shtepi, sikur edhe te ishin ne rezervat e fundit ne familje.
Gjeja e pare qe terheq vemendjen ne vleresimet e anglezeve eshte veshja popullore shqiptare, qe ata e quanin veshje kombetare e shqiptareve (Holland fq.45). Kjo do te thote se veshja shqiptare kishte nje fizionomi te perbashket per shume krahina e zona e madje, dhe per tere vendin ne shkalle kombetare. Keto tipare te veshjes i dallonin shqiptaret nga popujt e tjere, te afert e te larget. Fustanellen, si pjesen me tipike dhe me karakteristike te veshjes shqiptare, ata e kane ndeshur gati ne te gjithe pjeset e vendit nga jugu ne veri, nga Plava e Gucia e deri ne Oher, nga Mirdita e deri ne Himare, nga Progonati e deri ne Gumenice, nga Prespa e deri ne Borsh.
Hollandi duke kaluar nga Preveza e deri ne Apolloni, ne te gjitha viset ku flitesh shqip, ndeshet me kostumin kombetar thuajse te njellojte: xhoken, xhamadanin, jelekun, fustanellen, opingat dhe armet. Ketij udhetari anglez veçanerisht pershtypje i kishte bere guna, qe ai e kishte ndeshur neper te gjithe Laberine, gunen shqiptare. Ajo ishte nje gune e madhe, e ashper prej shajaku, me theke, me menge te hapura dhe me nje cope te madhe katrore mbrapa, e cila sherbente si kapuç, me ngjyre here te bardhe e here gri. Hobhausi, Hollandi dhe Lear-i kete gune shume te madhe te modes shqiptare (Huge capote albanese –wise) e kishin pare te njellojte si ne Qeparo e Himare, po ashtu edhe ne Frasher e Libohove e me tutje deri ne Diber e Kosove.
Keta angleze, qe te gjithe pa perjashtim, duke filluar nga shekulli XVIII e deri ne fillim te shekullit te XX , vendet dhe viset qe ata i kishin vizituar disa here, duke filluar nga Preveza e deri ne Novi Pazar, gjithmone i kishin emertuar SHQIPERI..
Ndofta nuk e dini ju omoniste-vorio-epirote, se ne vitet 1912-1914, ne Athine si minister fuqiplote amerikan ishte nje diplomat me emrin George Fred Williams (1852-1932), i akredituar per Greqine dhe per Malin e Zi, dhe nga marsi i vitit 1914 vezhgues amerikan ne KNK (Komisioni Nderkombetar i Kontrollit), me qender ne Durres. Ky diplomat ne prill te vitit 1914, erdhi ne Shqiperine Jugore, duke zbritur ne Sarande, e me pas neper Çameri, ne Delvine, ne fshatrat e Himares dhe ne Gjirokaster. Ai pa me syte e tij masakrat, dhunen e ushtruar ndaj popullsise shqipfolese qe ishte kunder pushtimit grek te viseve shqiptare.
Mbasi u caktua, me protokollin e Firences, te 17 dhjetor
1913, kufiri greko-shqiptar, Fuqite e Medha Evropiane, i kerkuan Greqise te terhiqte ushtrine e saj nga territori shqiptar, deri ne vijen kufitare te paracaktuar. Por Qeveria e Venizellosit nuk u pajtua me kete vendim. Duke pasur ushtrine greke neper kembe, Venizellosi me ministrin e Jashtem grek, Zografin, organizuan te ashtuquajturen « Levizjen Autonomiste te Vorio-Epirit ».
Per te maskuar veprimtarine e reparteve te rregullta te ushtrise greke, qeveritaret e Athines kishin krijuar qysh nga vera e vitit 1913 reparte te « Hierolohiteve » (repartet e shenjta), qe do te plotesoheshin nga vullnetaret «Vorioepirote ». Ne keto reparte moren pjese pak minoritare dropullite e delvinjote, ndersa nga bregdetasit i vetmi ishte majori i ushtrise greke, himarioti me prejardhje nga Progonati, Spiro Kotmilo.
Nga mungesa e « vullnetareve » vendas « Repartet e
Shenjta » filluan te mbusheshin me oficere greke te veshur civile edhe me banda te armatosura, te organizuara ne Greqi, ku ishin rekrutuar banditet e leshuar qellimisht nga burgjet si edhe andaret e Kretes. Keshtu u formuan repartet ushtarake te qeverise Vorio Epirote te kryeministrit Zografi dhe komandantit te ushtrise majorit Spiro Kotmilo. Keto reparte kriminelesh dhe fanatikesh vorioepirote filluan nje terror masiv, barbar, duke vrare ne nje dite ne Gjirokaster mbi 70 shqiptare, vetem pse ishin myslimane, ndersa te krishteret vetem pse e deklaronin veten « Shqiptare » dhe nuk donin ne asnje menyre qe ato troje shqiptare te ndaheshin nga trungu meme.
George Fred Williamsi udhetoi dy muaj neper ato vende qe « Vorioepirotet » deshironin dhe luftonin qe t’ia bashkonin Greqise, duke shperfillur faktin se ne territorin grek ekzistonte nje Çameri, qe aso kohe kishin qindra mijera shqiptare myslimane dhe te krishtere. Ne kthim ai raportoi gjendjen reale qe pa me syte e tij, masakrat, vrasjet, djegejet dhe plaçkitjet e kryera, pa gjithashtu se cilet ishin bandat « Vorioepirote », qe pretendonin se ishin nga ato vise por qe ne fakt ishin greke te ardhur, te Komisionit Nderkombetar te Kontrollit ne Durres.
Me kthimin e tij ne Athine, Williamsi takoi serishtazi Kryeministrin grek, te cilit i deklaroi se po mos t’i jepej fund tragjedise se Epirit, ai vete, me cilesine e ministrit fuqiplote amerikan, do te dilte para botes qe t’i shpallte zyrtarisht, barbarite e çetave greke te organizuara prej Qeverise se Venizellosit ne Athine. Venizellosi dhe diplomacia ruse e frenge revoltohen nga kritikat e drejta, parimore, humanitare te diplomatit amerikan dhe protestojne ne Departamentin e Shtetit.
Ai te gjitha keto demaskime ja beri te njohura opinionit boteror me dy vepra te tija: « Promemoria » dhe « The Shkypetaret »
Qe banoret e Bregut te Detit Jonian e kane ditur veten se jane shqiptare, gjenetikisht dhe se per kete fakt ata e kane ndjere veten krenare ky eshte nje fakt i njohur historikisht.
Nuk jane te pakte ata njerez te shquar te asaj krahine qe me ndjenja atdhetare kane lene gjurme ne historine e Kombit dhe kane luftuar me kembengulje kunder çdo orvatjeje te atyre partizaneve te « Vorio-Epirit » dhe te politikave shoviniste te silogjeve greke, duke filluar nga ato te Frances.
Ju mund te keni degjuar apo edhe te keni njohur shume figura te njohura te nderuara te Bregut te Detit, si Neço Muka i Madh, Petro Markoja, Odise Grillo, Sokrat Leka, Andrea Varfi, Fane Veizin, Lefter Cipen e tjere.
Por ka edhe shume te tjere atdhetare shqiptare.
Ndofta ju nuk e dini se sa atdhetar i flakte ka qene mjeku i shquar himariot dr.Stefan PANO (1894-1944). Ky mjek dermatolog me emer, studimet e mesme dhe ato universitare i kreu ne Athine, ne vitin 1921 dhe ndonese i kishin bere shume oferta pune ne Greqi, ai nuk i pranoi ato e u kthye ne atdhe, ne vendlindje. Ai punoi ne Himare, Tepelene, Sarande me nje devoteshmeri te larte dhe paralel me perpjekjet e tija profesionale ai ishte nje nga atdhetaret qe luftonte me kembengulje çdo perpjekje te propagandes helenizuese te silogjeve e te klerit shovinist grek. Ne vitin 1928, ai dergohet ne France, per nje specializim afatgjate ne fushen e dermatologjise.
Edhe ne France, dr.S.Pano ishte nje atdhetar i shquar ne luften kundra politikes shoviniste helenizuese te sillogjeve greke ne Paris. Ai se bashku me shoket e tij Ihsan Libohova, Maksud Hulusiu, Petro Kondili themelojne shoqaten «Zemra Shqiptare», qe kishte per qellim luften pa kompromis kundra politikes helenizuese, shoviniste te Sillogjeve greke te Parisit, sidomos ndaj studenteve shqiptare te Bregut, me ane te mbledhjeve, konferencave te ndryshme dhe me ane te artikujve te tyre ne organet e shtypit shqiptar e te huaj ne France.
O vellezer himariote, ju ndofta se dini qe nje njeri i shquar i Bregut te Detit ka qene edhe mjeku atdhetar nga Vunoi dr.Simon Simonidhi (1881-1940).
Si shume shqiptare te viseve jugore arsimimin e filloi ne « Zosimea-n » e Janines, e mbaroi ne Korfuz. Universitetin e nisi ne Athine e vijoi dhe e mbaroi ne Montpelie te Frances. Mbas universitetit, mjeku nga Vunoi kreu edhe nje specializim 2-vjeçar prane Institutit Bakterologjik «Paster» ne Paris per semundjen e malaries. Kthehet ne atdhe ne Vlore, ku filloi veprimtarine si mjek dhe mbas janarit 1920, si mjek i Bashkise se Vlores. Me ndjenje te larte qytetare atdhetare, ai luftoi me kembengulje kundra malaries qe nga ambulancat, qendrat antimalarike dhe duke shkruar artikuj te shumte ne gazetat vlonjate te kohes « Mbrojtja e Atdheut » dhe tek « Politika ».
Ai ne artikujt e tij luften me kembengulje kundra malaries, qe kishte shkaterruar jeten e mijera shqiptareve, e konsideronte nje detyre atdhetare te cilitdo perfshire dhe ate vet si nismetar te kesaj beteje.Dr.Simon Simonidhi ka qene deputet i Parlamentit Shqiptar ne te pese legjislacionet e Mbreterise Shqiptare. Ne Parlamentin shqiptar, ai ishte nje shembull i atdhedashurise dhe qendrimit qytetar. Se bashku me dy mjeke te tjere deputete, konkretisht me dr. Jani Melon, nga Delvina e dr.Loni Gjinin, nga Lushnja, dr. Simonidhi, qe te tre per disa kohe u moren me perpilimin e legjislacionit te Organizimit te Sherbimit Shendetesor dhe te Drejtorise se Pergjitheshme, i cili u kthye ne ligj me nje vendim parlamenti ne vitin 1936.
Kjo ishte nje arritje e madhe e nivelit evropian.
Me kete rast nje nga deputetet e asaj kohe, ju drejtua mjekeve duke i uruar dhe me nentekst dashakeqas kishte thene:
Ju kauret jeni njerze te shkolluar dhe te shkathet
dhe aty per aty dr. Simon Simonidhi, iu pergjegj :
Ndegjo mor bej efendi, ne jemi dy mjeke shqiptare dhe nje minoritar i Shqiperise. Ne Shqiperi nuk ka kaur, por shqiptare te krishtere dhe shqiptare muhamedan, qe e duan dhe e respektojne atdheun e tyre.
Natyrisht nuk ka nevoje per koment.
Nje tjeter atdhetar i njohur ka qene edhe Janko Pali, nga Qeparoi. Megjithese i lindur ne Izmir dhe i arsimuar ne Athine, ai ishte dhe mbeti nje shqiptar patriot. Jankoja mbaroi studimet e larta ne Universitetin e Sorbones, jetoi dhe punoi ne Paris shume vite. Megjithate ai familjarisht u kthye ne atdhe ne vendlindje dhe kerkoi te behej mesues, per te mesuar brezin e ri me kulturen evropiane. Ai punoi si mesues dhe si inspektor arsimi nga viti 1929 e deri ne vitin 1964, ne moshen 67-vjeçare.
Janko Pali ishte nje albanolog i apasionuar, ai punoi ne folklor, gjuhesi, etnografi. Ne jeten e tij, ai ka shkruar 80000 vargje per kurbetin dhe 250 fletore me doreshkrime ne folklor, etnografi, gjuhesi edhe te gjitha ne gjuhen shqipe te vjeter e te re. Ai kishte perpiluar nje monografi per jeten e vepren e kengetarit himariot Nestor Mukos. Atij i eshte akorduar titulli « Mesues i Merituar » dhe eshte dekoruar disa here.
Mjeku himariot, dr. Koste Kaçellani, ka qene nje tjeter figure e atdhetarise bregdetase. Ai ishte arsimuar ne Korfuz dhe per studimet universitare dhe specializimin qendroi ne Montpellie e Rome tete vite. Ne vitin 1938 ai kthehet ne vendlindje, pavaresisht se mund te punesohej si ne Montpellie, po ashtu edhe ne Itali. Si ne France po ashtu edhe ne Itali e natyrisht ne Vlore, dr.Koste Kaçellani ka mbajtur gjithmone qendrime atdhetare, duke luftuar me force çdo veprim shovinist helenizues te misionarve qe dergoheshin ne Shqiperi nga patrikana dhe sillogjet greke, deri sa ate e vrane ne dhjetor te vitit 1943, nga nje dore e panjohur.
Ne njerzit e shquar te arsimit, nje intelektual i nivelit evropian ka qene dhe profesori i filozofise nga Qeparoi, Foto Dhimiter Bala e njekohesisht nje atdhetar i vendosur. Duke qene profesori i Liceut te Korçes, F.Bala, me artikujt e tij ne periodikun e kohes si « Bota e Re», «Korça », « Illyria », « Minerva » dhe «Perpjekja Shqiptare» dhe me referatet neper koneferencat publike ka demostruar nje atdhedashuri te nje niveli te larte intelektual.
Te tille atdhetare te shquar Bregu i Detit ka nxjerre shume.
Por une do te permendja njeriun e thjeshte, fshatarin e shkathet e njekohesisht shqiptarin atdhetar. Dikur, ne vitet 1970-1980, kam qene mik ne familjen e usta Foto Kushtes, ne Qeparo. Asokohe barba Fotoja me habiste se si nje njeri i thjeshte ishte bere nje etnograf, folklorist i njohur, bashkepuntor i Instituteve Shkencore ne Tirane. Ai ishte nje albanolog i formuar, ishte nje atdhetar per t’u respektuar.
Keshtu duke hulumtuar ne jeten e vepren e shqiptarve qe kane studiuar ne Evrope kam gjetur gjithmone bregdetasit atdhetare te respektuar dhe te devoteshem.
Ndaj them, pse keshtu ne Himare?
Nuk duhet te mendojme se 15-20 omoniste, vorioepirote, fanatike me ndonje drejtues perfaqesojne aktualisht Himaren e Bregun e Detit, ne nje kohe qe ne Shoqaten «Laberia» kishte mbi 84 anetare himariote.