Haxhinasto për raportin e Dick Marty-t
Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto ka kërkuar qe raporte si ai i Dick Marty-t te mos publikohen me. Ai i ka cilësuar ato si faktorë destabilizues për paqen dhe sigurinë ne rajon. I pyetur nga gazetaret për vizitën e kreut te LSI-Se Ilir Meta ne Serbi, Haxhinasto është shprehur se ajo ka qene e planifikuar me pare. Megjithatë, sipas tij, edhe qëndrimi i Metes ne kongresin e partisë Demokratike serbe ka qene kundër trillimeve te Marty-t për trafikun e drogës e organeve ne Kosovë e Shqipëri. Haxhinasto i beri këto deklarata ne Elbasan ku merrte pjese ne konferencën e dyte te LSI-Së ne këtë rreth.