E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i ligjeve për hetimin e zgjedhjeve

Komisioni i Ligjeve, i cili do të mblidhet në orën 9:00 të së hënës, pritet të përcaktojë modalitetet e ngritjes së Komisionit Hetimor parlamentar i kërkuar nga socialistët për transparencën e zgjedhjeve të 28 Qershorit. Partia Socialiste, do te pretendoje shumicën në këtë komision, kusht që pritet te jetë dhe kryefjala e debateve mes PS-së dhe PD-së. Qëndrimi zyrtar do të prezantohet nga Fatmir Xhafaj, i cili në emër të PS-së, do të parashtrojë si të pranueshëm njërin nga variantet: 1- Komisioni të ketë 8 anëtarë nga PD, 7 nga PS, me kushtin që kryetari socialist të ketë të drejtën e 2 votave. Por varianti tjetër, i cili është diskutuar dhe në Konferencën e Kryetarëve, do të jete: 2- PS të ketë 7 anëtarë, PD të ketë 8 anëtarë, por dy prej tyre të tërhiqen në momente vendimmarrje Por vetë demokratët pritet të parashtrojnë dhe një tjetër propozim, i cili sipas tyre bazohet në ligjin për komisionet hetimore. 3- PS të ketë kryetarin, por jo shumicën ne komision. Të kontaktuar me telefon anëtarë Socialiste në komision, pohojnë, se shumica do të jetë kusht i panegociueshëm ndërsa demokratet thonë se do te pranojnë kushtet për njërin nga nenet ne respekt të plote të kushtetues dhe ligjeve në vend. Raporti, i cili do të dalë nga komisioni i ligjeve për ngritjen e komisionit hetimor, do t'i përcillet seancës së 23 dhjetorit , ku në bazë të faktit nëse do të arrihet konsensusi apo jo do të vendoset dhe për fatin e këtij komisioni. Sipas rregullores së 'kuvendit, komisioni i ligjeve, ia përcjell seancës plenare vendimin jo me larg se 3 dite nga mbledhja.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›