E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dule: “Topi të ndikojë për zgjidhjen e krizës”

Autori i Lajmit: Redaksia

Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut u shtohet zërave që bëjnë apel për zgjidhjen e krizës politike në vend. Në një kohë që më shumë se kurrë flitet për një takim Berisha-Rama në praninë e Kreut të Shtetit, Bamir Topi, Dule ka theksuar se Presidenti duhet te ushtrojë rol që ti jepet fund ngërçit politik. "Kriza politike duhet të marrë zgjidhje. Presidenti duhet të ushtrojë rolin e tij për këtë",- u shpreh kreu i PBDNJ-së, Dule. Sipas tij, vetëm dialogu është zgjidhja e vetme për këtë situatë. “Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, konsistente në bindjet dhe qëndrimet e veta politike shpreson, uron dhe do të kontribuojë nga pozitat e veta në spektrin politik të vendit për një dialog esencial të qenësishëm i cili nuk do të na çojë në një zgjidhje që do të ketë për bazë interesin politik të njërës apo më shumë forcave politike në vend, por që do të garantojë zgjidhjen e problemit kronik të zgjedhjeve jo të lira, jo të ndershme, të pabarabarta dhe të kontestueshme”, - tha Dule.

Ky lajm është publikuar: 04/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›