E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dule: Zgjedhje të parakohshme në 2011

 

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, hedh idenë e zgjedhjeve të parakohshme pas dy viteve. Gjatë një prononcimi për mediat, ai tha se ky është opsioni më i mirë për të zgjidhur ngërçin mes maxhorancës dhe opozitës në vend. “Dy palët duhet të bëjnë nga një hap prapa në pretendimet e veta dhe të hedhin hapin drejt së ardhmes, drejt integrimit. Nuk mund të ishte zgjidhje e keqe, që bashkë me zgjedhjet lokale të zhvillohen edhe ato parlamentare”, u shpreh Dule. Duke theksuar se zgjedhjet kontestohen nga të paktën 50% e votuesve, Dule mendon se një qeveri me bazë të gjerë, gjithëpërfshirëse deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, do të ishte zgjidhja më e mirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›