E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE: Mund të përfitoni shpejt

 

Komisioni Evropian thekson se Shqipëria mund të përfitojë liberalizimin e vizave brenda një kohe të shkurtër, nëse plotëson kushtet. Drejtori i Përgjithshëm në Komisionin Evropian për zgjerimin, Majkëll Li, tha në një prononcim për mediat në Bruksel se “mendoj se për sa i përket Shqipërisë ka pasur përparim të madh në përmbushjen e kushteve, sidomos në lidhje me zgjedhjet ku është bërë shumë punë për dhënien e kartave të reja të identitetit, dhe mendojmë se nëse vazhdojnë të punojnë për sigurinë e kufijve, atëherë do të mund të ecin përpara”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›