Dule bën avokatin e Bollanos dhe sulmon deputetët
Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, pozicionohet si ‘avokati mbrojtës‘ i kryetarit të shoqatës OMONIA, Vasil Bollanos. Një ditë pas deklaratave të parlamentarëve shqiptarë, të cilët kërkuan ndërhyrjen e Presidentit dhe Kryeministrit për t‘u dhënë fund thirrjeve antikombëtare të kryetarit të OMONIA-s, njëkohësisht edhe kryetarit të Bashkisë së Himarës, kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka lënë mënjanë kritikat e kolegëve deputetë të të gjithë spektrit politik, të djathtë dhe të majtë dhe ka fajësuar kolegët e tij dhe mediat si frenuese të proceseve integruese të vendit, të cilat sipas tij bëjnë akuza pa asnjë referencë. Sipas Dules, "akuza për antishqiptarizëm, për antikushtetutshmëri, komentet mbi komentet bëhen pa asnjë reference konkrete", u shpreh Dule. Pak ditë më parë, OMONIA, nëpërmjet një letre i kërkoi qeverisë greke që të mos ratifikonte MSA-në me Shqipërinë, nëse kjo e fundit nuk plotësonte disa kushte për minoritetin. Ndërkohë që nga ana tjetër vlen të theksohet se minoriteti grek është i vetmi minoritet në Shqipëri që ka marrë vlerësimin më maksimal nga institucionet më të larta të vendit, të cilat e kanë bërë pjesë jo vetëm të pushtetit lokal, por e kanë përfshirë atë edhe në qeveri.
Deputeti Dule theksoi se sulmi ndaj OMONIA-s dhe Bollanos është sulm ndaj fateve të demokracisë. Sipas kreut të PBDNJ-së, qëndrimet ndaj kërkesave të OMONIA-s janë shpifje dhe trillime.
Deputeti Dule theksoi se sulmi ndaj OMONIA-s dhe Bollanos është sulm ndaj fateve të demokracisë. Sipas kreut të PBDNJ-së, qëndrimet ndaj kërkesave të OMONIA-s janë shpifje dhe trillime.