Uithers, presion Berishës e Topallit për "Spiunët"
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë përcjellë "live" krerëve të mazhorancës shqetësimin e saj për projektligjin mbi "Pastërtinë e figurave". Pas një deklarate publike, ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Xhon Uithers, takoi dje njëri pas tjetrit Kryeministrin Sali Berisha dhe Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Bisedimet janë zhvilluar të mbyllura pa praninë e mediave, por siç mësohet, qëndrimi i ambasadorit ka qenë i njëjtë me deklaratën publike, ku është shprehur shqetësimi dhe kërkesa për një diskutim më të gjerë në publik të draftit mbi dosjet, përpara se të kalojë në sallën e Parlamentit. Ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Uithers, është takuar dje për 30 minuta me Kryeministrin Sali Berisha për tri çështje të rëndësishme të politikës aktuale, Kodin Zgjedhor, reformën në drejtësi dhe ligjin e dosjeve. Megjithëse takimi u zhvillua kokë më kokë, burime në kreun e Partisë Demokratike pohojnë tërheqjen e selisë blu, përkohësisht nga miratimi urgjent i draftit dhe vënien në rendin e ditës së politikës shqiptare, çështjen e Kodit Elektoral. Burime pranë Kryeministrisë bëjnë me dije se në qendër të takimit mes shefit të qeverisë dhe kreut të diplomacisë amerikane në Tiranë, ishte ligji për dosjet. Ndërkohë, zyrtarisht zyra e shtypit pranë Këshillit të Ministrave, e lidh vizitën e ambasadorit Uithers me Kryeministrin, si një takim pune që ka në thelb ndërtimin e një parku biznesi në Tiranë. Gjatë takimit merrnin pjesë edhe këshilltari ekonomik i Kryeministrit Berisha, Selami Xhepa. Pas takimit me ambasadorin Uithers, Kryeministri Berisha priti përfaqësues të një konsorciumi kompanish, kompani gjermane, amerikane dhe shqiptare. Përfaqësuesit e këtij konsorciumi, të kryesuar nga kompania gjermane "Lindner", kompani lider në tregun evropian të pasurive të paluajtshme, i paraqitën Kryeministrit Berisha projekt-studimin për ndërtimin e Parkut të Biznesit në Tiranë ("Tirana Business Park"), në zonën pranë aeroportit të kryeqytetit shqiptar. Ky studim përbën një ndër projektet më të mëdha në fushën tregut të pasurive të paluajtshme.
Kryeministri Berisha vlerësoi këtë projekt për madhësinë e tij dhe pozicionin e vendosjes, por veçanërisht për ndjeshmërinë mjedisore. Projekti, theksoi Kryeministri, e shndërron këtë zonë në një hapësirë të përshtatshme biznesi dhe kombinon aktivitetin e industrisë së teknologjisë së lartë me vendosjen e selive drejtuese të kompanive.
"Ky është një ndër projektet më të përparuara, nga pikëpamja e standardeve, në të gjithë rajonin", e ka cilësuar Kryeministri projektin e ndërkombëtarëve.
Takimi me Topallin
Zgjedhjet e 2009-ës, standardet që priten të përcjellin ato, por edhe reforma në drejtësi janë dy hallkat që kushtëzojnë integrimin e Shqipërisë në shtëpinë e madhe evropiane. Takimi i 24 orëve të fundit mes ambasadorit të SHBA-së në Tiranë, Xhon Uithers, me Kryeministrin Berisha dje paradite dhe në orët e pasdites me kryetaren e Parlamentit, tregoi hapur se hapat e politikës shqiptare janë nën survejimin e ndërkombëtarëve. E sapokthyer nga Franca, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, është takuar me ambasadorin e SHBA-së në Tiranë, Xhon Uithers. Parlamenti, këto ditë, është në dilemë për votimin e dy projektligjeve të rëndësishëm, atij për pastërtinë e figurave dhe për Kodin Zgjedhor. Për të parin, ambasada amerikane, OSBE-ja dhe Partia Socialiste kanë kërkuar konsensus, ndërsa demokratët në dy seanca nuk e kanë votuar, megjithëse janë të bindur se ky është ligji më i mirë i mundshëm. Për Kodin Zgjedhor, Partia Socialiste një ditë më parë u shpreh se nuk do të votojë asnjë ligj në Kuvend pa u miratuar më parë ndryshimet që mundësojnë dekretimin nga Presidenti. Ndërkohë Kryeministri Berisha i ka bërë thirrje Partisë Socialiste të gjejë gjuhën e përbashkët me LSI për Kodin. Kjo e fundit ka depozituar në Kuvend propozimet e saj konkrete. Më 18 nëntor, ambasadori Uithers u takua për herë të fundit me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, dhe po atë ditë u miratua Kodi Zgjedhor në Kuvend, duke i dhënë fund dhe grevës së dhjetë deputetëve.