E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia: Kemi më shumë krime se vitin e shkuar

Policia e Qarkut të Beratit zhvilloi dje analizën e punës së saj njëvjeçare, nga e cila rezultoi një rritje e numrit të veprave penale krahasuar me një vit më parë. Sipas raportimit të bërë nga nëndrejtori i policisë qarkut, Artan Cuku, për vitin 2008 janë evidentuar 65 vepra penale më shumë se në vitin 2007. Por, me gjithë rritjen e numrit të veprave penale, krahasuar me treguesit e vitit 2007, konstatohet një shtim i zbulimit të veprave penale, kryesisht nga Sektori i Luftës Kundër Krimeve të Rënda, ku janë zbardhur të gjitha veprat penale kundër jetës dhe pronës, si dhe nga Sektori Kundër Krimit Ekonomiko Financiar. Kështu gjatë periudhës janar-dhjetor 2008, në territorin e Qarkut të Beratit janë evidentuar 365 vepra penale dhe zbuluar 296 prej tyre. Po kështu, sipas raportit të drejtuesve të policisë, ka rezultuar se gjatë këtij viti, puna është përqendruar edhe në zbardhjen e ngjarjeve të vjetra. Vetëm për dy muajt e fundit janë rihapur 18 dosje të vjetra, 15 prej të cilave për krimin e vrasjes.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›