I zhytur në borxhe, vret veten 48-vjeçari
Një 48-vjeçar nga Roskoveci është vetëhelmuar dje në mbrëmje. Ai ka gjetur vdekjen një orë pas pirjes së helmit, ndërsa mjekët nuk kanë mundur të dallojnë llojin e substancës që kishte përdorur. Sipas mjekëve të spitalit të Fierit, Qamil Xhafa, baba i tre fëmijëve, është paraqitur në urgjencën e spitalit rreth orës 21:30 të së enjtes. Mjekët e urgjencës e transportuan drejt repartit të reanimacionit, me qëllim mjekimin e mëtejshëm, pasi nuk dallonin tek ai shenja jete. Menjëherë në spital ka mbërritur edhe mjeku toksikolog, Kilo Stoja, i cili trajton rastet e helmimeve. Mjeku Stoja u shpreh për gazetën "Shqip" se gjendja e rëndë shëndetësore e 48-vjeçarit Xhafa nuk i ka dhënë shanse për mjekim të specializuar.
"Ne mundëm që të jepnin vetëm ndihmën e parë. Qamil Xhafa kishte pirë sasi të madhe lënde toksike, të cilën nuk e kuptuam se e çfarë lloji ishte. Ai ka vdekur pa marrë mjekimin e specializuar, pa mbushur ende një orë në spital. Edhe familjarët treguan se vetëm pak minuta pas pirjes së helmit e kanë gjetur atë, por efekti i menjëhershëm i ka shkaktuar vdekje të shpejtë", tha mjeku. Në momentet e vdekjes, pranë shtratit të 48-vjeçari ka qenë i biri 16 vjeç. Ai ka treguar se babai vuante prej disa muajsh nga depresioni, por nuk kurohej. Policia ka nisur hetimet dhe ka zbuluar paraprakisht se Qamil Xhafa, me banim në qytezën e Roskovecit, kishte probleme të rënda ekonomike.
Ndërkohë, mjekët e spitalit të Fierit thanë dje se gjendja shëndetësore e dy adoleshenteve nga Mallakastra, të cilat u vetëhelmuan dy ditë më parë, mbetet e rëndë. Mjeku toksikolog, Kilo Stoja, i cili është kujdesur edhe dje për dy vajzat, tha se ato nuk kanë dhënë ende shenja përmirësimi.