Meta: Koalicion me PS pas zgjedhjeve
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, deklaroi dje se forca politike që ai drejton, do ta shikojë mundësinë e krijimit të koalicioneve qeverisëse vetëm pas zgjedhjeve. LSI-ja, tha Meta do të dalë e vetme në zgjedhjet e 2009-ës, pa bërë koalicione as me PS-së dhe as me PD-në. "Ne do të kemi alternativën tonë të pavarur në zgjedhje, jo vetëm nga PD-ja po edhe nga PS-ja. Pas zgjedhjeve, në varësi të votëbesimit që do të japë elektorati, ne do të gjykojmë për qeverisjen e ardhshme të vendit", u shpreh kryetari i LSI-së, Ilir Meta, në një takim të zhvilluar në Golem të Kavajës. Më pas, kreu i LSI-së, nga strukturat e partisë dhe anëtarët e saj, kërkoi më shumë angazhim për t‘i paraprirë fushatës elektorale të 2009-ës. Duke u ndalur në zhvillimet e fundit të politikës, Meta nënvizoi se situata në vend është duke u bërë gjithnjë dhe më kaotike. "Ju e shikoni se ai angazhim i madh i krerëve të PS-së dhe PD-së për të bërë reforma që do çudisnin botën është tamam si ato flluskat e sapunit, sepse nuk ka pasur asnjë angazhim të vërtetë parimor midis tyre për të bërë reforma, të cilat do t‘i shërbenin vendit", u shpreh Meta. Ai theksoi se deri më tani nuk ka pasur asnjë konsensus të ndërtuar prej tyre, që ka vënë në plan të parë interesat e vendit, por ka pasur vetëm kompromise të paprincipta për interesa krejtësisht të ngushta. Në këtë linjë, Meta duke vazhduar më tej, solli si shembull konkret bashkëpunimin PS-PD për ndryshimin e Kushtetutës. Sipas tij, është për të ardhur keq që vetëm tani përfaqësuesit e PS-së kujtohen që ka ndodhur Gërdeci përpara 9 muajsh. Ndërsa LSI-ja, theksoi ai, ka mbajtur një qëndrim të menjëhershëm, ku ka kërkuar zbardhjen e së vërtetës së kësaj tragjedie shtetërore. Meta u shpreh se "është e pafalshme që këta që e akuzojnë sot Berishën për Gërdecin janë po ata që i dhanë votat Sali Berishës për të ndryshuar Kushtetutën që donte Berisha më 21 prill dhe me këtë Kushtetutë që mori Berisha, e cila është në kundërshti me aspiratat e popullit shqiptar dhe me vetë Kushtetutën që shqiptarët votuan në 98-ën". Ai shtoi se Berisha jo vetëm që u bë shumë i fortë nga ana institucionale në raport me Parlamentin, por nisi një agresion të tërë ndaj Presidentit, ndaj gjykatave dhe ndaj Prokurorisë. Gjithashtu Meta shprehu keqardhje edhe për deklaratën më të fundit të deputetëve të PS-së, për një bojkotim të Parlamentit në rast se do të vonohet Kodi Zgjedhor. "LSI-ja do të garantojë një qeverisje që nuk do të jetë më peng i monopoleve, sikurse ka qenë deri tani, një qeverisje që t‘i shërbejë atyre që e votojnë dhe e besojnë, që t‘i shërbejë qytetarëve në mënyrë të ndershme dhe transparente, një qeverisje për njerëzit, dhe në radhë të parë për ata që kanë më shumë probleme sociale dhe që kërkojnë mbështetjen e LSI-së përmes politikave të saj", u shpreh Meta. Duke u ndalur tek vendimi më i fundit i PS-së për bojkot të Kuvendit, pasi kërkon që të miratohet sa më shpejt Kodi Zgjedhor, Meta tha se është për të ardhur keq që përfaqësuesit e PS-së bojkotojnë Parlamentin për arsye se dëshirojnë të vijë sa më shpejt Kodi Zgjedhor. Atë, tha Meta, nuk e ka kthyer LSI-ja, Kodin e ka kthyer Presidenti i Republikës, dhe nuk besoj se është thjesht çështje date, por është çështje përgjegjësie për zgjedhjet që po afrojnë. Sipas tij, në rast se lidershipi i PS-së apo i PD-së do të kishin si shqetësim kryesor standardet e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, nuk kishin arsye pse ta shtynin Kodin për dy vjet, duke bllokuar Komisionet Parlamentare për Reformën Zgjedhore, dhe ta sillnin atë vetëm javët e fundit. Ndaj, tha kryetari i LSI-së, Kodi duhet të ishte bërë në kohë, në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse. Ne, theksoi ai më tej, kemi qenë opozita kryesore gjatë gjithë këtij viti, dhe jo opozita teatrale dhe do të jemi garancia për një qeverisje progresiste për Shqipërinë dhe shqiptarët pas qershorit të vitit të ardhshëm.
Rama: Ta shohim njëri-tjetrin
si aleatë dhe jo të përçarë
Kryetari i PS-së, Edi Rama, ka vijuar turin e tij "Dialog me Shqipërinë", ku po diskutohen problemet bujqësore në Komunën e Zall-Herrit. Gjatë takimit me banorët e kësaj zone, Rama diskutoi mbi problemet, shqetësimet e përditshme të tyre, sfidat me të cilat ata janë të detyruar të përballen për të mbijetuar, siç janë papunësia, arsimimi, vështirësitë ekonomike, toka bujqësore, mungesa e kushteve minimale për ta punuar atë.
Rama theksoi gjatë bashkëbisedimit me banorët e Zall-Herrit se
"varfëria është një e keqe e përbashkët që të gjithë shqiptarët dhe shqiptaret, në çdo qytet e fshat, pavarësisht nëse janë socialistë, demokratë apo pa parti, janë të moshuar apo të rinj, duhet ta mundim dhe është një arsye e përbashkët për të qenë bashkë socialistë e demokratë, qytetarë e qytetare të ndershëm, në çdo skaj të Shqipërisë, pa lejuar që politika e vjetër, të vazhdojë të na mbajë të ndarë e të përçarë, ndërkohë që ne kemi shumë arsye që ta shohim njëri-tjetrin si aleatë". Me tej kryetari Rama vuri theksin në rolin që politika duhet të luajë si faktor dhe mundësi që njerëzit bashkërisht të diskutojnë për problemet që nuk i zgjidhin dot vetëm, për të qëndruar krahë njëri-tjetrit, kundër të këqijave të përbashkëta, për të luftuar varfërinë e cila është një e keqe e përbashkët për të gjithë shqiptarët dhe shqiptaret, në çdo qytet e fshat, pavarësisht nëse janë socialistë, demokratë apo pa parti, janë të moshuar apo të rinj. Kjo, tha Rama, është arsyeja pse ne kemi ndërmarrë këtë bashkëbisedim, për të dëgjuar nga ju, hallet, shqetësimet, për të kuptuar se çfarë mund të bëjmë së bashku, për të mos premtuar atë që nuk bëjmë dot, por edhe për t‘u angazhuar të bëjmë atë që premtojmë. Por mbi të gjitha për të ndërtuar një forcë të re, një forcë të re qytetarësh, përtej kufijve të vjetër, përtej mureve, hendeqeve që politika ka ngritur gjatë gjithë këtyre viteve duke u dhënë njerëzve arsye për t‘u ndarë, arsye për të qenë të përçarë me njëri-tjetrin, arsye për t‘u rreshtuar përballë njëri-tjetrit si armiq. Është koha që ne të komunikojmë, që të sjellim jo arsye për t‘u ndarë, por arsye për t‘u bashkuar, arsyet që e ardhmja na jep për të qëndruar krahë njëri-tjetrit, kundër të këqijave të përbashkëta.