Xhaferri: “Nano të na falë”
13/05/2009 Kreu i komisionit hetimor Ferdinand Xhaferri në emër të mazhorancës i ka kërkuar ndjesë ish-kryeministrit Fatos Nano për akuzat që i janë bërë atij para disa vjetësh për prokurimet publike. “Duket sikur kemi qenë të padrejtë me Fatos Nanon, që vite më parë abuzoi me disa prokurime të drejtpërdrejta, kur shikon këto. Këtë nuk e gjen që nga Kuba deri në Afrikë. Ka 8 vjet që akuzohet se abuzon me lejet e ndërtimit, tani u kthye nga hajdut në krokodil”,- u shpreh ai, duke treguar tabelën ku ishin pasqyruar vendimet e mbledhjes së fundit të KRRT-së.