OSBE-ODHIR: Nuk mund të na imponoheni për Glover
13/05/2009 Trojka evropiane te Berisha për kreun e misionit vëzhgues të zgjedhjeve
Berisha: Glover nuk mbajti qëndrim realist në zgjedhjet e vitit 1996
Kreu i prezencës së OSBE-së ka thënë dje se misioni monitorues i ODHIR-it në Shqipëri është një institucion autonom, duke iu përgjigjur kështu pakënaqësive të shfaqura nga qeveria në lidhje me emërimin në krye të këtij misioni të Audrey Glove. Në të njëjtën kohë për të njëjtën çështje ka reaguar dhe zëdhënësi i ODHIR-it Jens-Hagen Eschenbaecher, i cili në një intervistë për BBC-në është shprehur se "qeveria shqiptare ka kundërshtuar emërimin tonë të kryetares së misionit vëzhgues të zgjedhjeve në Shqipëri". Zëdhënësi i ODHIR-it ka kritikuar këtë veprim të qeverisë shqiptare, pasi sipas tij nuk janë qeveritë ato që vendosin se kush do jetë kryetar i misionit vëzhgues të zgjedhjeve. “Ky nuk është hapi i duhur, qeveritë nuk kanë rol në emërimin dhe përzgjedhjen e kryetarëve të misioneve vëzhguese të ODIHR-it, kjo është vetëm përgjegjësi e ODIHR-it", - tha ai. Arsyeja e kundërshtimit të Gloverit është se ajo ka qenë kryetare e ODIHR-it gjatë vëzhgimit të zgjedhjeve shumë të kritikuara të vitit 1996. Misioni i ODIHR-it i dënoi ato zgjedhje si jo të lira dhe të drejta dhe denoncoi ato duke thënë se ishin manipulime të bëra nga autoritetet. Procesi zgjedhor në vitin 1996 u bojkotua nga opozita. Ndërkohë përfaqësuesit e trojkës evropiane: ambasadorja çeke në Tiranë, vendi i së cilës ka presidencën e radhës së Bashkimit Europian; ambasadorja e Suedisë, si vendi që do të ketë presidencën në gjysmën e dytë të vitit; dhe një përfaqësues i delegacionit të Komisionit Europian, ishin sot në zyrën e Kryeministrit Sali Berisha për të diskutuar rreth problemit të lindur dhe për të ushtruar në njëfarë mënyre trysni që qeveria të tërhiqet nga pozicioni i saj.
Takimi ka zgjatur më pak se një orë dhe sipas “Zërit të Amerikës” Kryeministri ka përsëritur qëndrimin kundërshtues ndaj emërimit të ambasadores Glover me argumentet se raporti për zgjedhjet problematike të 1996-s, kur ambasadorja Glover ishte drejtuese e ODIHR-it, nuk ka qenë plotësisht realist. Megjithatë, mësohet se Kryeministri nuk ka përdorur terma të një refuzimi kategorik. Sidoqoftë, ende nuk mund të thuhet se ka ndonjë rezultat konkret. Duket se çështja “Glover”, për hir të së shkuarës së saj në krye të ODHIR-it për zgjedhjet e ’96-s, ka qenë një zgjidhje jo aq e pëlqyeshme për qeverinë shqiptare, e cila i ruhet ndonjë paragjykimi nga ana e Gloverit, e cila asokohe mbajti një qëndrim tepër kritik në raportin e saj për zgjedhjet. Gjithsesi, tashmë kur kanë mbetur diçka më shumë se 40 ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve dhe kur vetë ODHIR-i ka filluar vëzhgimin për ngritjen e infrastrukturës zgjedhore pak gjasa ka që çështja “Glover” të zgjidhet në favor të qeverisë shqiptare.